Posta elektronike: info@kultura.gov.mk, minister@kultura.gov.mk
Telefon: 02 3240 555
Adresë: „Ѓуро Ѓаковиќ“ број 61, Скопје
Ministër: Zoran Ljutkov
Faqja e Facebook: www.facebook.com/Ministerstvo.za.kultura
Kanali i Youtube: www.youtube.com/user/minzakultura
Ministria e Kulturës dhe Turizmit kryen punët që kanë të bëjnë me:
- ndjekjen, analizimin dhe propozimin e akteve dhe masave për zhvillim dhe avancim të kulturës;
- aplikimin, mbrojtjen, avancimin dhe pasurimin e gjuhës maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik;
- organizimin, financimin dhe zhvillimin e rrjetit të institucioneve nacionale dhe financimin e programeve dhe projekteve me interes nacional të kësaj fushe;
- mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë kulturore;
- veprimtarinë botuese, muzikën, artin skenik, filmin, galerinë, bibliotekën, arkivin, muzeun dhe kinematografinë, veprimtarinë e shtëpive të kulturës dhe veprimtarinë e ndërmjetësimit në kulturë;
- mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe të drejtave të tjera të përafërta;
- shënimin dhe përkujtimin e ngjarjeve dhe figurave të spikatura me interes kombëtar;
- planifikimi integral i zhvillimit të turizmit dhe aktiviteteve plotësuese;
- zhvillimin, shpalljen dhe përdorimin e qëndrueshëm të hapësirës turistike dhe destinacioneve turistike me rëndësi për turizmin;
- promovimin e turizmit brenda dhe jashtë vendit;
- përmirësimin e sistemit të vlerës dhe konkurrencës së vendeve dhe produkteve turistike;
- hulumtimi i tregut turistik dhe zhvillimi i sistemit të informimit turistik;
- kushtet dhe mënyra e ushtrimit të veprimtarisë së agjencive turistike;
- mbikëqyrjen të kompetencave të saja dhe
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
