Posta elektronike: pr@zdravstvo.gov.mk, minister.kabinet@zdravstvo.gov.mk, contact@zdravstvo.gov.mk
Telefon: 02 3112 500
Adresë: „50 Дивизија“ број 14, Скопје
Ministër: Arben Taravari
Faqja e Facebook: www.facebook.com/zdravstvomk/
Profili në Twitter: www.twitter.com/ZdravstvoMK
Profili në instagram: www.instagram.com/mkzdravstvo/
Ministria e Shëndetësisë kryen punët që kanë të bëjnë me :
- mbrojtjen shëndetësore dhe sigurim shëndetësor të popullatës;
- ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe produkteve shtazore;
- organizimin dhe zhvillimin e shëndetësisë;
- ndjekjen e gjendjes shëndetësore të popullatës;
- mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga ndikimi i dëmshëm i gazrave, rrezatimet jonizuese, zhurma, ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës;
- produktet ushqimore dhe artikuj për përdorim të përgjithshëm;
- gjendjen higjenike-epidemiologjike;
- barnat, mjetet mjekësore kuruese, pajisjet mjekësore ndihmëse, pajisjet dhe materialet sanitare;
- helmet dhe drogat dehëse;
- mbikëqyrjen nën kompetencat e saj dhe
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
