Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Muamet Hoxha

Muamet Hoxha

Ministër në Qeveria të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Institucion: 
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
 
Biografia: 

Muamet Hoxha është jurist i diplomuar dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka lindur më 18 maj 1977 në Shkup.

Arsimin fillor e ka përfunduar në SH.F. „Bajram Shabani“ në Kondovë, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin „Zef Lush Marku“ në Shkup. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, ku ka fituar titullin jurist i diplomuar. Ka dhënë Provimin e Jurisprudencës dhe Provimin e Noterisë.

Karriera e tij profesionale përfshin përvojë në media, administratën shtetërore dhe qeveri. Ka punuar si gazetar dhe redaktor në Radio Televizioni i Maqedonisë - Radio Shkupi, si dhe si korrespondent i Radio Televizionit 21 dhe gazetës ditore „Bota Sot“.

Në administratën publike ka qenë i angazhuar në Trupin Koordinues për mbledhjen vullnetare të armëve ilegale, në Kabinetin e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, si dhe në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ku ka ushtruar funksionin e Udhëheqësit të Sektorit. Gjithashtu, ka ushtruar funksionin e Zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu