Kryeministri Hristijan Mickoski, në edicionin informativ të TV Sitel, duke folur për gjendjen ekonomike në vend, theksoi se nëse bëhet një analizë krahasuese mes qeverive të LSDM-së dhe BDI-së dhe Qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me VLEN-in dhe ZNAM-in si partnerë të koalicionit, arrihet në përfundimin se paga mesatare tani rritet për 70% më shumë në muaj, ndërsa pensioni i pleqërisë rritet me plot për 325% më shpejt në nivel mujor, krahasuar me qeverinë e mëparshme.
„Paga mesatare, nëse analizoni 84 muaj qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së... Kur them 84 muaj, flas nga muaji qershor i vitit 2017, i cili është muaji i parë i asaj Qeverie, deri në muajin maj të vitit 2024, i cili është muaji i fundit i asaj Qeverie, sepse qershori i vitit 2024 është gjysmë — Qeveria jonë dhe Qeveria teknike e LSDM-së dhe BDI-së. Prandaj përfundojmë me muajin maj të vitit 2024. Nëse e analizoni rritjen e pagës mesatare në atë periudhë dhe e krahasoni me rritjen e pagës mesatare nga muaji korrik i vitit 2024, i cili është muaji ynë i parë si Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, me partnerët e koalicionit ZNAM dhe VLEN dhe të dhënën e fundit të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës — e që është maji i vitit 2026, gjegjësisht 23 muaj — do të arrini në përfundimin se paga mesatare në këtë periudhë të kësaj Qeverie rritet për 70% më shumë, krahasuar me periudhën e qeverisë së mëparshme. Këto janë shifra. Këto shifra nuk mund t’i falsifikoni“, theksoi Mickoski dhe shtoi:
„Ose, të themi, pensioni i pleqërisë. Pensioni i pleqërisë në këtë periudhë të kësaj Qeverie, paramendoni — këtë analizë e kam bërë personalisht — rritet për 325% më shpejt në nivel mujor, krahasuar me Qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së.“