Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë paraqitjes së tij në emisionin „Nën Thjerrë“ në TV Alfa, duke folur për kritikat e opozitës lidhur me qendrat e të dhënave, theksoi se, ndryshe nga qeverisja e LSDM-së, e cila ndiqte politikën e marihuanës dhe stabri shëndetësinë nën drejtimin e Filipçes, kjo Qeveri po e orienton shtetin drejt qendrave të të dhënave, të cilat janë e ardhmja e njerëzimit dhe se ky është një proces i pakthyeshëm.
„Si kryeministër do të isha i papërgjegjshëm nëse, si inxhinier e njoh këtë mundësi, ndërsa si kryeministër nuk e zbatoj, kur kam mundësi për ta bërë këtë. Po vijnë kompani, janë të interesuara. Të ndërtojmë një arkitekturë që do të na bëjë qendër për këtë lloj industrie, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Dhe kurrë nuk do të tërhiqem nga kjo nismë, pavarësisht se sa konferenca për shtyp mund të mbajnë apo sa persona të shqetësuar do të dalin në shtet. Nëse duhet, do ta paguaj çmimin, por kjo është rruga nëpër të cilën duhet të ecë vendi, sepse përndryshe do të mbetemi prapa. Sepse pasojat e politikave të tyre me ekonominë e marihuanës dhe me shkatërrimin e shëndetësisë, po i paguajmë edhe sot. Shikoni rezultatet në PISA, ato politika të tyre në arsim, kur atëherë protestonim, Milla Carovska dhe të tjerët. Ja, sot i shohim rezultatet e atyre eksperimenteve. Prandaj, nuk duhet t’i lejojmë vetes që, në këtë moment, atë që unë si inxhinier e njoh dhe e kuptoj, të mos e ndërtoj atë arkitekturë që kjo të vihet në praktikë“, theksoi Mickoski.
Mickoski theksoi sërish se ky është një proces drejt të cilit po lëviz bota dhe se pas 10-15 vitesh, kur t’i rikthehemi këtij debati, ajo që tani po thotë opozita do të duket qesharake.
„Konkretisht për data qendrat, ky proces nuk ka kthim prapa. Madje edhe presidenti amerikan ishte aq brutal në fjalimin e tij dhe më pas, kur ishim në pritjen tek ai, tha: ‘Pse të gjithë flisni për inteligjencën artificiale? Diçka artificiale do të thotë diçka jo e natyrshme. Jo. Kjo është superinteligjencë’. Dhe ai e quante kështu, nuk do të jetë më AI, por do të jetë SI. Në vend të ‘artificial’, do të jetë ‘super intelligence’. Nuk ka kthim prapa. Ky proces, ja, mund të flasim pas 5, 10 apo 15 vitesh. Natyrisht, atëherë nuk pretendoj të jem kryeministër, ta kemi të qartë, supozoj se do të bëj diçka tjetër në jetë, por do të kemi mundësi, si njerëz dhe si bashkëkohës, të flasim për atë që do të ndodhë. Dhe atëherë do t’i rikthehemi këtij debati dhe më besoni, do të na duket qesharake ajo që dikur disa njerëz e thonin“, theksoi Mickoski.