Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për emisionin “N’Podium” në Ora24.TV, theksoi se në vend nuk do të ketë migrantë dhe se kjo është një temë e shpikur nga Venko Filipçe. Ai shtoi se këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata të tilla.
“Nuk ka burim më të besueshëm se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, i cili tha se as nuk ka pasur, as nuk ka dhe në asnjë mënyrë nuk do të ketë negociata për migrantë nga Mbretëria e Bashkuar që do të pranohen këtu”, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se jo vetëm migrantë, por nuk do të ketë as aplikantë të pasuksesshëm për azil, duke theksuar se tashmë ka ardhur muaji mars dhe një gjë e tillë nuk po ndodh, ndërsa opozita vazhdon të gënjejë.
“Ja, që të mos më keqkuptojnë, jo vetëm kampe për migrantë, por as në çfarëdo forme, madje as për ata që janë aplikantë të pasuksesshëm për azil, le të gjejnë një rast të tillë, atëherë do të dalim dhe do të kërkojmë falje, sepse i shoh se gënjejnë kur thonë se ne kemi gënjyer dhe vazhdojnë. Ata mendojnë se kështu duhet të veprojnë dhe le të vazhdojnë. Por nuk ka burim më të besueshëm se vetë ambasadori, i cili tha se një gjë e tillë nuk ekziston. Ja erdhi marsi, prilli, thanë se do të shëtisin nëpër rrugë, por jo vetëm që nuk ka migrantë, por as nuk do të ketë”, deklaroi kryeministri Mickoski.