Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Nga LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasin për pagën minimale, sepse kur ishin në pushtet u bënë të njohur për korrupsion dhe krim

Mickoski: Nga LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasin për pagën minimale, sepse kur ishin në pushtet u bënë të njohur për korrupsion dhe krim

Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor që nga fillimi, ne do ta respektojmë ligjin ashtu siç është. Ligji duhet të respektohet, tha Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, në paraqitjen e djeshme në emisionin “N’Podium” në Ora24.tv.
Kryeministri Mickoski theksoi se, sipas ligjit, paga minimale do të rritet për pak më shumë se 1600 denarë dhe do të arrijë mbi 26.000 denarë.
Në këtë drejtim, kjo rritje ligjore e pagës minimale për pak më shumë se 1600 denarë na çon në një pagë minimale mbi 26.000 denarë. Këtë ne tashmë e kemi sjellë si informacion në Këshillin Ekonomiko-Social, më pas e kaluam si informacion në  mbledhjen e Qeverisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës do ta publikojë në faqen e saj të internetit. Kështu që ky proces ka përfunduar dhe ne themi se kemi një qëndrim parimor dhe themi kur të arrijnë marrëveshje punëdhënësit dhe punëtorët, pasi ky është një dialog dypalësh, atëherë ne si Qeveri do ta mbështesim gjithë këtë, theksoi ai.

Sa i përket kërkesave të sindikatës, Mickoski theksoi se as opozita dhe as sindikata nuk kanë kredibilitet të flasin, sepse  siç tha ai  LSDM për 7 vite ishte në pushtet dhe e vetmja gjë që dëgjohej për ta ishte krimi, korrupsioni dhe tradhtia kombëtare, ndërsa  sindikata kishte dalë në një konferencë për shtyp bashkë me të dhe e kishte lavdëruar marrëveshjen historike të arritur mes qeverisë dhe sindikatës, ndërsa më pas e bllokuan trafikun dhe po protestuan.
Ajo që disa individë në një nga sindikatat janë të afërt me qarqe të caktuara politike dhe kanë hyrë në ato “këneta politike”,  është problem personal. Unë nuk mund të hyj në këtë. Por strategjia është e qartë, quhet strategjia “mes kudhrës dhe çekanit”. Nga njëra anë, opozita do të kërkojë miratimin e masave populiste me të cilat do të zbrazet buxheti, ndërsa nga ana tjetër, përmes disa personave proksi që janë pjesë e udhëheqjes së njerës prej sindikatave, do të kërkohet rritja e shpenzimeve sociale.
Kjo do të thotë se nga njëra anëe harxhoni buxhetin përmes politikave populiste, ndërsa nga ana tjetër përmes po të njëjtave politika populiste do të kërkohet rritja e shpenzimeve, transfereve sociale nga buxheti dhe në këtë mënyrë, ata mendojnë se do të ushtrojnë presion mbi Qeverinë dhe ajo do të humbasë mbështetjen te qytetarët. Por unë nuk mendoj se kjo strategji e tyre është e drejtë. Pse?

Sepse as njëra palë dhe as tjetra nuk kanë kredibilitet, pasi LSDM ishte në qeveri për 7 vite. Dhe gjatë këtyre 7 viteve, e vetmja gjë që kemi dëgjuar për punën e tyre ishte krimi, korrupsioni dhe tradhtitë kombëtare. Ndërsa këta të tjerët nuk kanë kredibilitet, sepse një ditë dalin me mua në konferencë për shtyp dhe lavdërojnë se Qeveria ka bërë një hap historik në rregullimin e marrëdhënieve me punëtorët, ndërsa ditën tjetër i shohim duke protestuar dhe duke bllokuar trafikun. Prandaj them se instrumentin e kredibilitetit nuk e kanë as njëra palë dhe as tjetra”, theksoi  Mickoski.

Accessibility Menu