Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Janë rikonstruktuar plotësisht blloku operativ, njësia e kujdesit intensiv, patologjia, laboratori klinik dhe konstruksioni i çatisë së spitalit "8 Shtatori"

Mickoski: Janë rikonstruktuar plotësisht blloku operativ, njësia e kujdesit intensiv, patologjia, laboratori klinik dhe konstruksioni i çatisë së spitalit "8 Shtatori"

Të nderuar,
Unë mundet vetëm t’i bashkohem asaj që folësit paraprak  е thanë. Në fakt, kjo që po shohim sot këtu, ndërsa në periudhën që vijon, natyrisht, ka procedura të caktuara formale që do të duhet të respektohen, e që është dezinfektimi i plotë i objektit, përfshirë edhe trajnimin e punonjësve me pajisjet e reja të cilat tashmë janë instaluar, që të mundemi përfundimisht, si shëndetësi publike, të fillojmë të pranojmë pacientë të cilët më tutje do të trajtohen.  Kështu që, përafërsisht edhe një deri në dy muaj do të kemi këtu aktivitete të caktuara.
Ajo që gjithashtu dua të them, e që mbase është e rëndësishme të thuhet, është se para se të ndodhte ky rikonstruktim i këtij objekti, në këto salla operacionesh hyhej me çadër. Me siguri do të bëni pyetjen: Si me çadër?  Kur binte shi, pikonte, respektivisht çatia rridhte. Ajo që ju tani nuk mund ta shihni, e që gjithashtu përfshin një pjesë të këtij rikonstruksioni, është rikonstruksioni i plotë i konstruksionit të çatisë, ku janë vendosur dhomat e klimatizimit të cilat sigurojnë ajër të trajtuar, të kondicionuar me të gjithë parametrat — fizikë, lagështi, pastërti, presion etj.  Por, gjithashtu, edhe ajo pjesë ku praktikisht janë të vendosura edhe çilerët dhe pajisjet e tjera elektromekanike, që ndodhen në bazën e objektit.

Kur e gjithë kjo do të përmbyllet, do fitojmë një tërësi që është vërtet diçka moderne, bashkëkohore dhe që nuk ekziston në rajon, pa dallim nëse bëhet fjalë për shëndetësi publike apo private, dhe diçka për të cilën ne, si qytetarë, duhet të ndihemi krenarë, sepse sot e kemi në shëndetësinë publike.
Shfrytëzoj këtë rast të falënderoj drejtorin e spitalit, i cili gjatë gjithë kohës ishte i përfshirë në realizimin e projektit, të falënderoj kolegët e mi nga Qeveria; drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, të falënderoj sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, i cili gjithashtu ishte plotësisht i përfshirë, në emër të kabinetit tonë, në realizimin e këtij projekti. Të falënderoj edhe TAV-in, dhe natyrisht, të falënderoj të punësuarit, punonjësit shëndetësorë, të cilët kanë durim që e gjithë kjo të përfundojë dhe të duket kështu siç duket sot.
U dëshiroj ta përdorin sa më pak — që do të thotë sa më pak pacientë. Por ata pacientë që do të kenë nevojë për kujdes mjekësor dhe ndërhyrje nga personeli mjekësor dhe mjekët, të ndihen rehat, të ndihen me dinjitet këtu në këto hapësira të rinovuara.

T’ju falënderoj edhe juve, mediave, që sot erdhët në një numër kaq të madh. Ne vazhdojmë edhe më tej t’i realizojmë ato projekte që vlerësojmë se paraqesin vlerë të shtuar për cilësinë e jetës së qytetarëve. Një nga ato projekte është edhe ky.
Vazhdojmë edhe në periudhën që vjen, dhe së bashku me ju do të jemi të pranishëm edhe në projekte të tjera që janë në fazë realizimi ose tashmë do të jenë drejt përfundimit.
Kështu që, edhe një herë, i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase, por edhe për rajonin, do të thosha, sepse kushte të tilla, në drejtim të veriut deri në Vjenë, nuk kemi. Kështu që, edhe një herë, ju falënderoj edhe juve.

Accessibility Menu