Mirëmbrëma nga Berlini. Sapo përfundoi ngjarja e organizuar nga kancelari Friedrich Merz. Gjatë aktivitetit u diskutua për sfidat globale dhe gjendjen e sigurisë në botë.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit dhe negociatorët e posaçëm të SHBA-së për çështjen e Ukrainës, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Po ashtu, me rëndësi është se në ngjarje përmes telefonit u kyç edhe presidenti Donald Trump, i cili informoi për takimet e tij me presidentin rus dhe presidentin kinez.
Në botë ka vërtet shumë sfida globale, por është mirë që Maqedonia është në tryezën e bisedimeve dhe, së bashku me të tjerët, merr pjesë në zgjidhjen e këtyre sfidave.
Ky do të jetë një dimër i vështirë në mbarë Evropën dhe një dimër i vështirë edhe për Maqedoninë.
Por ajo që ka rëndësi është se ne po punojmë që qytetarët ta kalojnë këtë dimër në kushte normale, ashtu siç i kalojnë të gjithë dimrat, pavarësisht sfidave në botë.
Edhe pse do të thosha se sot në botë po zhvillohet në heshtje një luftë e tretë botërore, ne po arrijmë të gjejmë një mënyrë dhe të hartojmë një strategji për t’ua lehtësojmë standardin qytetarëve të Maqedonisë.