Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Më shumë ujë për fermerët do të thotë më shumë rendiment, më shumë prodhimtari dhe më shumë të ardhura

Mickoski: Më shumë ujë për fermerët do të thotë më shumë rendiment, më shumë prodhimtari dhe më shumë të ardhura

Mirëdita edhe nga unë,
Fillimisht, dëshiroj t’a uroj Ditën e Qytetit të Vallandovës të gjithë banorëve të saj. Sot, disi rastësisht, janë përkuar dy ngjarje: fillimi i realizimit të projektit „Straishte“ dhe shënimi i Ditës së Qytetit të Vallandovës, me këtë rast, dëshiroj të uroj që të realizohen edhe shumë projekte të tjera të suksesshme të këtij lloji, jo vetëm në Vallandovë, por në tërë Maqedoninë. Në fakt, ky është edhe qëllimi kryesor i kësaj Qeverie, të realizojë projekte konkrete dhe t’u ofrojë qytetarëve atë që u nevojitet.
Jo gjithmonë arrijmë ta përmbushim këtë synim, duke pasur parasysh situatën me të cilën u përballëm dhe gjendjen që trashëguam, një shtet të rrënuar, institucione të shkatërruara dhe një sistem që praktikisht nuk ekzistonte, megjithatë, po përpiqemi, prioritet pas prioriteti, një nga një t’i zgjidhim problemet dhe shpresoj se, në masën më të madhe të mundshme, po arrijmë t’i zgjidhim ato probleme.
Sa i përket vetë projektit, edhe nga vetë folësit dëgjuat se bëhet fjalë për një projekt mjaft të komplikuar.
Por ajo që është më e rëndësishme është se ky projekt do t’u mundësojë bujqve që kultivojnë tokat e tyre bujqësore të kenë qasje më të madhe në ujë, përkatësisht do të kenë furnizim me ujë pikërisht në kohën kur kanë më shumë nevojë për të.
Kjo do të krijojë mundësi për rritjen e rendimentit bujqësor, shtimin e prodhimit bujqësor dhe, rrjedhimisht, rritjen e të ardhurave të vetë fermerëve. Në këtë mënyrë, shpresojmë që një numër i madh i banorëve të kësaj zone të kthehet në tokat bujqësore, të kontribuojmë në rigjallërimin e bujqësisë dhe të sigurojmë një prodhim më të madh të produkteve bujqësore. Kjo përbën një nga objektivat themelore të punës së kësaj Qeverie.
Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time ndaj kolegëve nga Qeveria, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe punonjësve të institucioneve në kuadër të vetë ministrisë, të cilët, me përkushtimin, energjinë dhe punën e tyre të palodhshme, kanë kontribuar që ky projekt sot të rifillojë, përkatësisht të nisë sërish realizimin, Komunës, e cila ofron mbështetjen e saj sa herë që paraqitet nevoja për realizimin e projekteve të këtij lloji, si dhe deputetëve nga kjo zonë në Kuvendin e Maqedonisë, të cilët mbështesin realizimin e projekteve të tilla.
Ne, si Qeveri, mbetemi të përkushtuar për të zgjidhur sa më shumë probleme, ashtu siç e theksova edhe në fillim të fjalimit tim të sotëm dhe për fund, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time edhe ndaj partnerëve tanë nga Banka KfW, të cilët e mbështesin dhe e përcjellin realizimin e këtyre projekteve.
Shpresoj që në të ardhmen të realizojmë edhe shumë projekte të tjera të këtij lloji dhe të ngjashme me to.
Qoftë me fat.

Accessibility Menu