Mirëdita edhe nga unë.
Unë nuk kam çfarë të shtoj mbi atë që e thanë kryetari i komunës dhe ministri, vetëm dua të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur që pas afërsisht një viti, më kujtohet atëherë drejtpërdrejt nga një udhëtim erdhëm këtu kur filloi të rikonstruktohej kjo shtëpi e kulturës në Çento. Ja, sot pas një viti jemi dëshmitarë të vënies së saj në funksion, një realizim për Komunën e Gazi Babës dhe për jetën kulturore në këtë komunë, që do të jetë një vlerë e shtuar.
Unë i uroj kryetarit të komunës, i uroj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, këshilltarëve të komunës që e mbështesin punën e kryetarit, njerëzve që punojnë në komunë, sigurisht administratës, ministrit, Ministrisë së Kulturës dhe të gjithë kolegëve të tjerë në Qeveri që e mbështesin këtë program i cili nga buxheti financon qindra projekte. Shteti sot është një kantier i madh ndërtimi, më shumë se 1.000 projekte po realizohen në vende të ndryshme, diçka që për ne paraqet një moment historik.
Në tremujorin e parë të vitit kemi realizim të investimeve kapitale, i cili është më i madh se 31- 32%, një nivel historikisht i lartë, dhe pres që deri në fund të vitit jo vetëm t’i realizojmë, por edhe ta tejkalojmë numrin e investimeve kapitale.
Prandaj edhe njëherë, le të jetë me fat ky kënd për banorët e Komunës së Gazi Babës dhe të dëshirojmë që edhe shumë objekte përfaqësuese të na hapen në mbarë shtetin.
Ju faleminderit.