Mirëdita edhe nga unë.
Edhe unë do të doja t’u bashkohem urimeve të kryetares së komunës dhe ministres. Është mirë kur ndërtohet, është mirë kur përmbushen nevojat e më të vegjëlve, të fëmijëve, sepse objekte të tilla u nevojiten për të ndërtuar shpirtin e tyre. Siç thoshim: „Në trup të shëndoshë, shpirt i shëndoshë“, prandaj, kur merreni me sport, kur shoqëroheni dhe kur njëkohësisht garoni, atëherë ndërtoni edhe shpirtin tuaj në drejtimin e duhur, ndërsa këtu, natyrisht, është edhe gjithçka tjetër që vjen bashkë me sportin.
Ne, si Qeveri, do të vazhdojmë t’i mbështesim projekte të tilla edhe në periudhën që vijon. Detyra jonë është të punojmë dhe ta realizojmë atë që kemi premtuar. Nga dita në ditë, një pjesë e projekteve që i kemi filluar janë në përfundim, një pjesë më e vogël janë në fazën e realizimit, ndërsa një pjesë tjetër më e vogël po fillojnë tani, kështu që do të doja edhe një herë të theksoj se më shumë se 1.200 projekte tashmë po realizohen në të gjithë territorin e vendit. Mendoj se Maqedonia për momentin është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi dhe ky ishte edhe synimi i kësaj Qeverie kur u zgjodh, prandaj në këtë drejtim do të vazhdojmë edhe më tej.
Për vitin e ardhshëm, përmes BNJVL-së, i inkurajojmë kryetarët e komunave të përgatisin projekte në varësi të mundësive. Gjithashtu, si Qeveri, planifikojmë që një pjesë të mjeteve t’i decentralizojmë nga buxheti qendror drejt komunave, në mënyrë që të mund të realizohen edhe më shumë projekte. Pra, atë që ishte prioritet, ja, vazhdojmë ta realizojmë edhe më tej.
Edhe një herë urime për kryetaren e komunës për punën e përkushtuar, për të gjithë ata në Këshill që e mbështesin punën e saj, si dhe, natyrisht, për administratën, pa të cilën të gjitha këto projekte do të ishte e pamundur të realizoheshin. Do të doja ta falënderoj edhe ministren e Arsimit, si dhe kolegët nga Qeveria, të cilët gjithashtu e mbështesin këtë projekt për financimin e projekteve nga Qeveria drejt komunave.
Qoftë me fat dhe nga kjo sallë le të dalin një numër i madh sportistësh, përfaqësues dhe përfaqësuese të suksesshme, të cilët me krenari, dinjitet dhe rezultate të suksesshme do t’i mbrojnë ngjyrat e Maqedonisë.