Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Miteva: Më 16 gusht edhe një ngjarje e madhe në Strumicë me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë

Miteva: Më 16 gusht edhe një ngjarje e madhe në Strumicë me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë

Të nderuar qytetarë, ju falënderoj për vëmendjen.

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot, pikërisht nga Strumica, nga Parku i Qytetit në Strumicë, të njoftojmë edhe një ngjarje madhështore, e cila do të organizohet me rastin e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.

Që nga fillimi, si Qeveri premtuam se ky do të jetë një shënim që do të zhvillohet në disa qytete të Maqedonisë, me qëllim që të jetë sa më i qasshëm për qytetarët, të forcojmë unitetin dhe ta shënojmë me dinjitet 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë.

Unë jam e bindur se ajo që do të njoftojmë sot dhe datën në të cilën do të mbahet ngjarja, do të vizitohet nga e gjithë Maqedonia, sepse një ngjarje e tillë meriton respektin dhe shënim dinjitoz."

Pyetje gazetareske: A është përcaktuar tashmë kalendari se kur do të zhvillohen aktivitetet në qytetet e tjera të Maqedonisë?

Përgjigjja e Mitevës: "Siç kemi njoftuar tashmë, më 2 gusht do të fillojmë me koncertin e madh në Manastir. Në konferencën për shtyp bëmë të ditur se mbi 120 artistë maqedonas do të performojnë në disa qytete të Maqedonisë gjatë gjithë muajit gusht.

Nisim më 2 gusht, ndërsa me ngjarjen qendrore të 8 shtatorit, me David Guetta në Stadiumin e Qytetit, do ta përmbyllim të gjithë konceptin e shënimit të këtij jubileu.

Gjithashtu, kemi paralajmëruar edhe ngjarjen madhështore të 1 shtatorit me José Carreras dhe më të mirët e Maqedonisë, me artistët maqedonas.

Vlerësoj se koncepti që e kemi hartuar si Qeveri, së bashku me organizatorin, për t'i prezantuar aktivitetet me etapa, po realizohet sipas planit, kemi njoftuar se do të ketë më shumë aktivitete dhe se do të angazhohemi që këtë jubile të madh të Maqedonisë ta shënojmë me dinjitet.

Accessibility Menu