Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aliu në Gostivar: Siguruam pajisje moderne mjekësore në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh për katër spitale rajonale, në partneritet me Projekt HOPE

Aliu në Gostivar: Siguruam pajisje moderne mjekësore në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh për katër spitale rajonale, në partneritet me Projekt HOPE
 
"Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar po marrim pjesë në aktivitetin me rastin e sigurimit të pajisjeve mjekësore për katër spitale rajonale, pajisje që kanë vlerë shumë konkrete dhe njerëzore: forcimin e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe pacientët që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe kujdes në këto spitale. Në partneritet me Projekt HOPE, përmes projektit PeriMAC, janë siguruar pajisje moderne mjekësore në vlerë të përgjithshme rreth gjysmë milioni dollarë amerikanë, të destinuara për katër spitale rajonale: Gostivar, Veles, Strumicë dhe Strugë. Vetëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, vlera e pajisjeve arrin rreth 130 mijë dollarë amerikanë", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës në spital.
Ai theksoi se bëhet fjalë për aparate eko, inkubatorë, ngrohës (warmers), monitorë për pacientë dhe të porsalindur, aparate CTG, pompa infuzioni, shtretër lindjeje, pajisje për fototerapi dhe pajisje të tjera mjekësore, të siguruara si rezultat i partneritetit afatgjatë në kuadër të projektit PeriMAC.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, deri më tani janë siguruar pajisje mjekësore në vlerë mbi 3.5 milionë dollarë amerikanë dhe janë trajnuar më shumë se 1000 punonjës shëndetësorë.
"Si Ministri e Shëndetësisë, përkushtimi ynë është që spitalet rajonale të jenë të forta, funksionale dhe të pajisura mirë. Prandaj, çdo mbështetje të tillë e shohim si pjesë të një politike më të gjerë për një shëndetësi më të qasshme dhe më cilësore në të gjithë vendin", shtoi ministri Aliu, duke shprehur mirënjohje ndaj Projekt HOPE për mbështetjen e vazhdueshme.

Accessibility Menu