Për vëmendje
Ipeshkvi i Shkupit dhe Ekzark Apostolik në Maqedoni,
Sh.T. mons. dr. Kiro Stojanov
Më lejoni që, në emrin tim personal, t’jua uroj Juve, klerit Tuaj të nderuar dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik në Maqedoni, festën e madhe të krishterë – Krishtlindjen.
Lindja e Krishtit është festë e dashurisë dhe e gëzimit, festë e qetësisë dhe e mëshirës, festë që na kujton rrugët e vërteta dhe na mëson të respektojmë vlerat e larta morale. Krishtlindja është dita e gëzimit shpirtëror për çdo besimtar, kur në paqe dhe qetësi e pranon dhe gëzohet për lajmin e lindjes së Krishtit.
Prandaj, gëzimin e Krishtlindjes ta ndajmë me më të dashurit dhe më të afërmit tanë, sepse kjo ditë e ndritshme na mëson mëshirë dhe solidaritet, të ndajmë dhe ndihojmë ata që kanë nevojë, sepse na porosit të jemi njerëzorë dhe t’i duam të afërmit tanë, por edhe ata më të largët.
Në këto kohë, pikërisht këto vlera na nevojiten më së shumti.
Sepse mirësia është sulmuar nga pandershmëria, sepse ndarjet, presionet dhe hakmarrja janë bërë karakteristikë themelore e shoqërisë sonë, sepse është e pranishme ndjenja e frikës, shqetësimit dhe zhgënjimit te njerëzit dhe sepse disa kanë harruar arsyen dhe urtësinë dhe e gjithë kjo duhet të marrë fund. Përsëri të mbizotërojë mendimi i mirë, fjala e butë dhe maturia. Ta rikthejmë bashkësinë tonë dhe ta forcojmë unitetin.
Juve dhe të gjithë besimtarëve që sot festojnë Krishtlindjen ju drejtoj urimet e mia më të përzemërta. Ju dëshiroj shumë paqe dhe qetësi, ndërsa kjo festë e sotme le të sjellë shumë gëzim në zemrat tuaja dhe dritë në shtëpitë tuaja.
Zoti e ndriçoftë rrugën Tuaj.
Qoftë e bekuar kjo festë e madhe e krishterë – Krishtlindja!
Ljupço Dimovski
Zëvendëskryetar i Qeverisë
i angazhuar për sistem politik