Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

VIT I REZULTATEVE: MЕRMS NDËRTON NJË TË ARDHME TË SIGURT, MODERNE DHE EVROPIANE ENERGJETIKE PËR MAQEDONINË

VIT I REZULTATEVE: MЕRMS NDËRTON NJË TË ARDHME TË SIGURT, MODERNE DHE EVROPIANE ENERGJETIKE PËR MAQEDONINË

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve  minerale realizoi një nga agjendat më të gjera reformuese dhe investuese në fushën e energjetikës, minierave dhe menaxhimit të burimeve natyrore, duke vendosur themele të forta për siguri më të madhe energjetike, zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë jetese për qytetarët.

Në periudhën qershor 2025 – qershor 2026, Ministria punoi në më shumë se 700 aktivitete, takime dhe ngjarje vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa paralelisht u zbatuan reforma të mëdha ligjore, projekte strategjike infrastrukturore dhe politika për një tranzicion të gjelbër dhe të drejtë energjetik.

Kjo ishte një vit i rezultateve. Një vit në të cilin krijuam ligje të reja, filluam projekte historike infrastrukturore, siguruam mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendosëm rend, plan dhe transparencë në sektorët që janë thelbësorë për zhvillimin e shtetit”, theksoi ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska.

Reforma dhe standarde evropiane

Një nga rezultatet më të rëndësishme është miratimi i Ligjit të ri për Energjetikën, i harmonizuar plotësisht me legjislacionin evropian dhe i vlerësuar pozitivisht nga Komuniteti i Energjisë. Në të njëjtën kohë, është miratuar Plani i Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2025–2030, me të cilin janë parashikuar 61 masa konkrete për dekarbonizim dhe tranzicion energjetik.

Paralelisht punohej edhe në zgjidhjet e reja ligjore për burimet e ripërtëritshme të energjisë, minierat, gjeologjinë dhe partneritetet publiko-private, me qëllim krijimin e një kuadri rregullator modern dhe të parashikueshëm për qytetarët dhe investitorët.

Progres në reforma (2024 vs 2025/2026):
-
Tregjet dhe integrimi i tregut: Rritje nga 54% në 61%.
-
Siguria e furnizimit: Rritje nga 21% në 41%.

Projekte historike infrastrukturore

Në fushën e naftës dhe gazit natyror u realizuan aktivitete të rëndësishme për rritjen e sigurisë energjetike të shtetit.

Pas 13 vitesh, për herë të parë u vu sërish në funksion produktpërçuesi Selanik–Shkup, filloi ndërtimi i interkoneksionit të gazit me Greqinë, u shpall tenderi për interkoneksionin me Serbinë, ndërsa Maqedonia u bë pjesë e projektit rajonal ,,Korridori Vertikal

Është hartuar edhe Vlerësimi kombëtar i rrezikut në furnizimin me gaz, në përputhje me rregullativën evropiane.

Burimet e ripërtëritshme dhe sistemet e baterive – energjia e së ardhmes

Ministria vendosi një model të ri të planifikimit të investimeve përmes Planeve vjetore për ndërtimin e objekteve energjetike për vitet 2025 dhe 2026.

Vetëm për Planin e vitit 2027, në Ministri kanë arritur më shumë se 800 iniciativa nga investitorë privatë dhe shtetërorë. Është vendosur një sistem GIS për digjitalizimin e procedurave për energjinë e erës, janë paguar mbi 50 milionë denarë mbështetje për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë u bënë shtyllë e politikës së re energjetike.

- Është vendosur detyrimi për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë.
-
Integrim më i mirë i centraleve diellore dhe të erës.
-
Rritje e sigurisë së sistemit elektroenergjetik.
-
Uljen e humbjeve dhe kostove të balancimit.
-
Mbështetje për tranzicionin energjetik dhe dekarbonizimin

Minierat dhe gjeologjia – menaxhim i qëndrueshëm i pasurive natyrore

Në fushën e minierave dhe gjeologjisë u vendos një qasje e re e bazuar në qëndrueshmëri, kontroll dhe menaxhim strategjik. Për herë të parë u krijua një Sektor i veçantë për Gjeologjinë, për menaxhim strategjik të kërkimeve gjeologjike dhe lëndëve të para minerale kritike. U miratua Strategjia e parë për kërkimet gjeologjike dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të lëndëve të para minerale 2026–2046

Menaxhohen në mënyrë aktive 284 miniera, është vendosur mbikëqyrje moderne digjitale për kontroll më efikas dhe të përforcuar, ndërsa të ardhurat nga tarifat e koncesioneve janë rritur ndjeshëm. Rritje prej mbi 200% e të ardhurave nga koncesionet në bazë të lëndës së parë minerale të eksploatuar dhe të shitur.

Për herë të parë rregullohet edhe statusi i rubinit maqedonas dhe i gurëve të tjerë të çmuar dhe gjysmë të çmuar..

Ministrja e Energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, në një takim informues me gazetarët njoftoi se ka përfunduar procesi i mbrojtjes institucionale të rubinit maqedonas si mineral me prejardhje gjeografike – maqedonase. Me këtë vendim, rubini maqedonas fiton statusin e trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur.

Tranzicion i drejtë dhe efikasitet energjetik

Ministria vendosi një sistem funksional për tranzicion të drejtë dhe mekanizma për monitorimin e zbatimit të masave të parashikuara me politikat kombëtare.

Në fushën e efikasitetit energjetik u miratua një Plan trevjeçar për rinovimin e objekteve publike, një program me buxhet prej 11 milionë eurosh, i orientuar drejt rikonstruksionit të plotë të objekteve me konsum të lartë të energjisë. Projekti përfshin 14 ndërtesa të mëdha ku aktualisht janë të vendosura plot 33 institucione shtetërore. Filloi krijimi i Inventarit Kombëtar të ndërtesave publike, u miratua Rregullorja për modelin ESCO, ndërsa u siguruan mjete të rëndësishme për investime të reja në këtë fushë (janë miratuar 50 milionë euro për efikasitet energjetik)

Pozicionimi ndërkombëtar i Maqedonisë

Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia ishte nikoqire e Forumit të 14-të Ndërkombëtar për Energjinë për Zhvillim të Qëndrueshëm (IFESD-14), ku morën pjesë mbi 1.000 përfaqësues nga më shumë se 70 shtete dhe mbi 150 ekspertë ndërkombëtarë.

 

Në të njëjtën kohë u vendosën partneritete të reja strategjike, ndër të cilat edhe Memorandumi i Mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë e furnizimit me gaz natyror, si dhe me Kroacinë për një lidhje më të madhe rajonale energjetike. Gjithashtu u siguruan 5,2 milionë euro mjete IPA për zhvillimin e sektorit energjetik.

Rezultate konkrete për qytetarët

Përveç reformave strategjike, Ministria siguroi edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kategoritë e cenueshme të qytetarëve përmes:

  • 4.070 vauçerë për pajisje klimatike inverter ;
  • 148,8 milionë denarë mbështetje për konsumatorët e cenueshëm;
  • U miratua Metodologjia për matjen e varfërisë energjetike

Mbrojtja ligjore e interesave shtetërore

Përmes vendosjes së mekanizmave për transparencë të plotë dhe rishikimit të kontratave, i është dhënë fund menaxhimit të papërgjegjshëm dhe kemi vendosur një mbrojtje ligjore pa kompromis të burimeve shtetërore dhe interesit publik. Janë iniciuar 25 procedura për arkëtimin e kërkesave në vlerë prej mbi 10 milionë denarësh. Janë fituar vendime gjyqësore në favor të Ministrisë në vlerë prej mbi 1,5 milionë denarësh. Është ulur rreziku financiar për mbi 380 milionë denarë – nga kërkesat gjyqësore.

U miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për automjetet dhe u përgatitën akte të reja nënligjore.

Digjitalizimi dhe Ministria e hapur

Ministria realizoi projekte të rëndësishme për transformimin digjital, duke vendosur sistemet ERP, GIS dhe DMS, shërbime të reja elektronike për qytetarët (aplikim për subvencione), si dhe sisteme moderne për sigurinë kibernetike.

Në fushën e transparencës dhe komunikimit, Ministria i publikon të gjitha informacionet në mënyrë transparente në ueb-faqe, janë realizuar më shumë se 300 njoftime, intervista dhe paraqitje publike, janë organizuar konferenca të shumta për shtyp dhe aktivitete në terren, ndërsa të gjitha 58 kërkesat e pranuara për qasje të lirë në informacione me karakter publik janë trajtuar dhe janë përgjigjur në kohë.

Bashkëpunim i përforcuar 

Përmes dialogut të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, sektorin civil, komunitetin shkencor dhe vetëqeverisjet lokale, u ndërtua një Ministri e hapur dhe gjithëpërfshirëse, e cila i merr vendimet së bashku me të gjithë aktorët shoqërorë.

Përveç memorandumeve ekzistuese të bashkëpunimit, gjatë vitit të kaluar u nënshkruan memorandume ndërmjet Ministrisë së Energjetikës dhe UNDP-së, si dhe me Shoqatën Maqedonase të Gjeologëve ,,Gjeolog

Dyert e Ministrisë të hapura për studentët – u nënshkrua Memorandum me Fakultetin e Makinerisë, me Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik dhe me FINKI-n. Ministria është e hapur për praktikën studentore.

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të agjendës së reformave, përfundimit të projekteve strategjike infrastrukturore, integrimit të mëtejshëm me tregun evropian të energjisë dhe krijimit të një të ardhmeje energjetike të sigurt, moderne dhe evropiane për Maqedoninë. 

Accessibility Menu