Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Pres ulje të çmimit të benzinës prej 2.5 deri në 3 denarë dhe të dizelit prej 7 denarë për litër

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me pritjet për një ulje më drastike të çmimeve të derivateve të naftës dhe nëse pritet stabilizim në Maqedoni dhe në nivel global, duke pasur parasysh se rreth 55 anije tregtare kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit, deklaroi:

“Ky numër prej 55 tankerësh nuk është diçka dramatike, duke pasur parasysh se në të kaluarën ky numër ka qenë edhe treshifror në ditë. Duhet të keni parasysh se këta tankerë, derisa të arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare, do t’u duhet ndoshta një muaj, madje edhe më shumë. Përafërsisht 25 deri në 35 ditë derisa të arrijnë aty ku duhet.

Prandaj pres që në periudhën e ardhshme çmimi i një fuçie nafte të lëvizë afërsisht në këto nivele, plus-minus ndonjë dollar, rreth 80 dollarë për fuçi. Unë mbetem në qëndrimin se llogaritjet tona janë këto, tani duhet të shohim cilat janë llogaritjet e Komisionit Rregullator. Por pres ulje të çmimeve të benzinës për afërsisht 2.5 deri në 3 denarë dhe pres rreth 7 denarë ulje të çmimit të naftës për litër. Këto janë afërsisht pritjet tona, por le të presim që Komisioni Rregullator të dalë me llogaritjet e veta.”

Accessibility Menu