Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Diversiteti nuk është arsye për ndarje, por burim force, kreativiteti dhe progresi

Mickoski në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Diversiteti nuk është arsye për ndarje, por burim force, kreativiteti dhe progresi

"Vizioni ynë është i qartë. Ne duam një shtet në të cilin fëmiu rom do të ketë shanse të njëjta si çdo fëmijë tjetër. Por jo vetëm aq. Duam një shtet në të cilin ai fëmijë do të besojë se mundet. Në të cilin do të rritet me vetëbesim, me ndjenjën se i përket këtij vendi, me bindjen se mundi i tij do të njihet dhe do të vlerësohet. Duam të rinj që nuk do të ndihen të mënjanuar, por të pranuar. Të cilët nuk do ta kërkojnë të ardhmen jashtë, por do ta ndërtojnë këtu – në shtetin e tyre", thotë Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot me rastin e shënimit të 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Mickoski theksoi se diversiteti nuk është arsye për ndarje, por burim force, kreativiteti dhe progresi.

"Duam një shoqëri në të cilën diversiteti nuk është arsye për ndarje, por burim force, kreativiteti dhe progresi. Duam institucione që do të shërbejnë, e jo që do të refuzojnë. Të cilat do të hapin dyer, e jo t'i mbyllin ato. Siç thotë Mahatma Gandi: 'Madhështia e një kombi dhe progresi i tij moral mund të gjykohen nga mënyra se si i trajton anëtarët e tij më të prekshëm.' Prandaj, detyra jonë është e qartë. Të mos lejojmë askënd të mbetet pas nesh. Të mos lejojmë që e ardhmja të jetë privilegj i disave, por e drejtë e të gjithëve. Kjo nuk është një betejë që do të përfundojë nesër. Ky është një proces. Kjo është një rrugë. Dhe kjo rrugë kërkon këmbëngulje, përkushtim dhe sinqeritet. Por, unë besoj në këtë shtet. Besoj në njerëzit e tij. Besoj se mund të ndërtojmë një shoqëri në të cilën secili do të ndihet i veti. Sepse forca e vërtetë e një shteti nuk matet nga ajo se sa i madh është – por nga ajo se sa i drejtë është," potencoi ai dhe shtoi:

"Sot nuk flasim vetëm për romët. Sot flasim për ne. Për atë se kush jemi. Dhe për atë se kush duam të jemi. Të jemi gjenerata që nuk pati frikë të bëjë ndryshimin. Të jemi gjenerata që i rrëzoi barrierat. Të jemi gjenerata që zgjodhi drejtësinë në vend të komoditetit. Të jemi gjenerata që do të thotë:
mjaft ishte me ndarje – është koha për unitet, mjaft ishte me paragjykime – është koha për respekt, mjaft ishte me padrejtësi – është koha për barazi. Dhe të mos harrojmë – e ardhmja nuk vjen vetë. Ajo ndërtohet. Ditë pas dite. Vendim pas vendimi. Hap pas hapi.

Dhe prandaj sot, nga ky vend, dërgojmë një mesazh të qartë: Do të punojmë. Do të luftojmë. Nuk do të dorëzohemi. Sepse çdo njeri vlen. Sepse çdo njeri meriton. Sepse çdo njeri është i rëndësishëm. Ka vetëm një qëllim – shtet i barabartë për të gjithë. Urime Dita Botërore e Romëve. Qoftë e përjetshme beteja jonë e përbashkët për dinjitet, drejtësi dhe barazi. Dhe në fund, mos harroni, kjo tokë është ndërtuar nga djersa, vuajtjet dhe sakrifica e baballarëve, nënave dhe gjyshërve tanë, por gjithashtu përbëhet nga vizioni, gatishmëria dhe beteja jonë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendi jonë, beteja jonë", është decid Mickoski.

Accessibility Menu