Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski paralajmëroi dy investime të reja të huaja në vlerë totale prej 80 milionë euro

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse ka paralajmërime për investime të reja në vend, informoi se tashmë ka konfirmim për dy investime të reja të huaja në vlerë totale prej rreth 80 milionë euro.

“Po, ne në përgjithësi po negociojmë me shumë kompani që vijnë nga jashtë vendit, të cilat do të investojnë në Maqedoni. Mund të konfirmoj se tashmë kemi konfirmim për dy të tilla. Një turke dhe një gjermane, të cilat së bashku do të investojnë rreth 80 milionë euro. Eksportin që të dyja së bashku do ta realizojnë nga Maqedonia do të jetë mbi 200 milionë euro dhe në total të dyja kompanitë pritet të punësojnë rreth 1.000 punëtorë. Të dyja nuk janë në industrinë automobilistike, por në industrinë e teknologjisë së lartë, gjë që na bën veçanërisht krenarë,” deklaroi Mickoski.

Kryeministri Mickoski pret që numri i investimeve të huaja në vend të rritet ndjeshëm deri në fund të vitit.

“Deri në fund të vitit pres edhe të paktën tre konfirmime të tjera, me ç’rast do ta përmbyllim këtë cikël, ndërsa vitin e ardhshëm do të vazhdojmë të punojmë edhe në këtë plan. Mbështetja e kompanive vendase është prioriteti ynë, por, natyrisht, edhe kompanitë që vijnë nga jashtë dhe që shprehin interes për të investuar këtu janë të mirëpritura. Fokusi ynë është të bëjmë një diversifikim të kësaj portfolio, që të mos jetë vetëm industria automobilistike, por edhe ky lloj investimesh në teknologjinë e lartë,” shpjegoi kryeministri.

Accessibility Menu