Mirëdita edhe nga unë.
Dua të shpreh kënaqësinë që ky objekt po merr fizionominë e vet, procedura ishte bllokuar, ishte bllokuar ndërtimi dhe vetë projekti, por siç shihni, brenda një kohe shumë të shkurtër, ndoshta një ose dy javë, tashmë fillon të ngrihet, dhe kjo është e mirë, sepse është pjesë e procesit arsimor, është mirë që banorët e kësaj pjese të qytetit do të mund të përdorin këtë sallë sportive, por ajo që është më e rëndësishme, nxënësit e SHFK “Dimo Haxhi Dimov” do të mund të kenë një objekt sportiv modern, ku mund të garojnë në basketboll, hendboll dhe sporte të tjera. Gjeometria e vetë projektit përputhet me kërkesat dhe nevojat e federatave më të larta, kështu që kjo duhet veçanërisht të theksohet për këtë projekt.
Unë uroj kryetarin e komunës për aktivitetet përgatitore të përfunduara me sukses, tani mbetet për kompaninë ndërtuese. Dua të falënderoj administratën, këshilltarët dhe deputetin e Karposhit, të cilët punojnë çdo ditë që këto projekte, disa prej të cilave janë në njëfarë gjysëmforme, të marrin fizionominë, të marrin formë dhe të përfundojnë brenda afateve.
Ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim këtë lloj projektesh, sepse e ardhmja është te të rinjtë, e ardhmja është te fëmijët, arsimi i fëmijëve është më i rëndësishëm për ne dhe kështu do të veprojmë edhe në vitet e ardhshme. Edhe një herë, i uroj sukses dhe shpresoj që të realizohen edhe shumë projekte të tilla.
Ju faleminderit.