Mirëdita edhe nga unë.
Dëshiroj të them se jam jashtëzakonisht i lumtur që sot së bashku me kolegët nga Qeveria, me kryetarët e komunave, me kryetarin e Komunës së Tearcës, me deputetët nga Kuvendi i Maqedonisë, me qytetarët e Komunës së Tearcës, jemi dëshmitarë të përurimit të një objekti i cili është shumë i rëndësishëm për këtë komunë, por do të thoja se ka edhe rëndësi rajonale. Ajo që dëgjova sot në pjesën joformale të bisedës me kryetarin e komunës është se me lëshimin në funksion të këtij objekti nuk kemi më listë pritjeje, gjegjësisht kapacitetet janë, si të thuhet, të plotësuara, 147 fëmijë do të mund të rriten, të shoqërohen dhe t'i kalojnë vitet e tyre të fëmijërisë pikërisht në këtë objekt të mrekullueshëm, i cili është efikas në aspektin energjetik.
Shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar ambasadorin Rokas, Shkëlqesinë e Tij, i cili me mbështetjen që jep vërtet frymëzon dhe pres që edhe në të ardhmen të përurojmë objekte të tilla. Dua ta falënderoj kryetarin e Komunës së Tearcës i cili gjeti shumë probleme, por me punën e tij të përkushtuar i zgjidh ato probleme dhe ja sot jemi dëshmitarë të përurimit të këtij objekti. Dhe gjithashtu dëshiroj ta falënderoj kolegun tim nga Qeveria, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjëve, i cili gjithashtu iu përkushtua në mënyrë vetëmohuese që të gjitha ato sfida që ishin në listën e pritjes t'i zgjidhë dhe ja, do të thosha që sot të jemi të gjithë ne këtu të pranishëm në hapjen e këtij objekti. Të falënderoj të gjithë deputetët nga rajoni i Pollogut të cilët luftojnë për një projekt më shumë, që projekte të tilla të mund të realizohen edhe më shumë, sepse me punën e tyre ata jo vetëm që mbështesin punën e Qeverisë, por ata vërtet duan të krijojnë kushte më të mira për banorët në rajonin e Pollogut. Të falënderoj, natyrisht, këshilltarët të cilët mbështesin këtu punën e kryetarit të komunës, administratën e cila përgatit të gjitha këto punë. Ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të financojmë projekte në vetëqeverisjen lokale. Dua t’ju rikujtoj, pasi kjo Qeveri u zgjodh në qershor të vitit 2024, pra plot 27, ja muaji i 28-të tashmë që jemi Qeveri, më shumë se gjysmë miliardë euro janë rialokuar nga buxheti qendror drejt komunave për financimin e projekteve dhe kjo është diçka që deri më tani në historinë e shtetit nuk ka ndodhur.
Kështu që edhe njëherë, urime dhe falënderime deri te të gjithë.
Ju faleminderit.