Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Durmishi: Inflacioni është në gjendje stabile

Durmishi: Inflacioni është në gjendje stabile

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një intervistë për Alsat-M, theksoi se inflacioni është në gjendje stabile dhe se presionet inflacioniste janë ulur krahasuar me periudhat e mëparshme. “Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se inflacioni është 2,6 për qind. Ka inflacion, por presioni është ulur krahasuar me fillimin e mandatit, kur inflacioni arrinte në 4 për qind e më shumë, ndërsa para tre apo katër vjetësh ishte nga 8 deri në 10 për qind. Hapat që kemi ndërmarrë e kanë stabilizuar gjendjen”, tha Durmishi. Duke folur për buxhetin, ministri theksoi se ai është stabil dhe se pagat në sektorin publik dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht deri në fund të vitit. Durmishi u ndal edhe te rritja e pagës minimale në raport me shpenzimet për ushqim dhe pije. Sipas tij, gjatë dy viteve të fundit, rritja e pagës minimale neto ka qenë më e lartë se rritja e këtyre shpenzimeve. Ministri vlerësoi se gjendja ekonomike është përmirësuar krahasuar me vitet e mëparshme dhe shprehu pritjen që ky përmirësim të vazhdojë edhe gjatë dy viteve të ardhshme. “Paga minimale neto është rritur për rreth 4 mijë denarë, ndërsa shpenzimet për ushqim dhe pije janë rritur për pak më shumë se 3 mijë denarë”, tha Durmishi.

Accessibility Menu