Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që varet nga ne lidhur me reformat, ndërsa Brukseli dhe Komisioni Evropian le të gjykojnë nëse meritojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian bazuar në zbatimin e reformave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me Agjendën Reformuese, deklaroi:

"Po, sot në mëngjes zhvilluam takim me përfaqësuesit e Brukselit, nga departamenti për zgjerim. Diskutuam tani për reformat që janë pjesë e Agjendës Reformuese, si ato që janë në grejs periudhën pas muajit dhjetor, ashtu edhe ato që po zbatohen sipas afateve të rregullta deri në dhjetor dhe që përfundojnë në vitin 2026. Për hir të së vërtetës, ne jemi i vetmi vend në rajon që punon për përmbushjen e reformave deri në dhjetor. Të paktën kështu u tha nga ana e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për realizimin e këtyre reformave.

Me fjalë të tjera, do të bëjmë gjithçka që varet nga ne. Natyrisht, ne nuk do të nënshkruajmë kapitullime dhe fleta të bardha letre, siç bënte Qeveria e mëparshme, pa asnjë rezultat në vend. Domethënë, ne do të bëjmë gjithçka lidhur me reformat dhe me detyrat tona, e më pas do t'ua lëmë njerëzve nga Brukseli dhe Komisioni Evropian të gjykojnë nëse realisht e meritojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian bazuar në rezultatet e arritura gjatë zbatimit të reformave.

Sepse gjithmonë, kur shkoj në takime atje, më thonë se ky është proces që bazohet në meritë. Me fjalë të tjera, aq sa realizon, aq edhe përfiton. Ja, ne do të përpiqemi ta meritojmë këtë përmes zbatimit të reformave, ndërsa më pas vendimin do t'ua lëmë atyre."

Accessibility Menu