Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski - Filipçes: Gjatë mandatit tuaj uji ishte bakteriologjikisht i papërshtatshëm në shumë qytete, ndërsa ju nuk keni ndërmarë asgjë – Prokuroria të merret me këto pretendime të vitit 2019

Mickoski - Filipçes: Gjatë mandatit tuaj uji ishte bakteriologjikisht i papërshtatshëm në shumë qytete, ndërsa ju nuk keni ndërmarë asgjë – Prokuroria të merret me këto pretendime të vitit 2019

Në seancën e sotme Parlamentare, për pyetje të deputetëve, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, komentoi gjendjen me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit, duke iu përgjigjur pyetjes të parashtruar nga kryetari i partisë opozitare LSDM. Kryeministri rikujtoi gjendjen e ujit të pijshëm në periudhën kur zoti Filipçe ishte ministër i Shëndetësisë dhe theksoi:

"Në grupin tuaj parlamentar ka deputetë nga Prilepi. Raporti i Qendrës së Shëndetit Publik në Prilep për periudhën nga 1 shkurti 2019 deri më 28 shkurt 2019, i referohet qyteteve të Prilepit, Krushevës dhe Makedonski Brodit. Vetë raporti thotë se uji është i papërshtatshëm për shkak të parregullsive bakteriologjike dhe fiziko-kimike të mostrave. Nuk është ndërmarrë, asgjë.

Raporti tjetër, për periudhën nga 1 marsi 2019 deri më 31 mars 2019, sërish për të njëjtat qytete dhe përsëri nuk është ndërmarrë asgjë. Mund t'ju rendis shumë raporte të tilla. Këtu kam një dosje të tërë për Gostivarin dhe rrethinën. Ju keni qenë ministër në atë periudhë. Jo vetëm që gjatë mandatit tuaj digjeshin spitalet modulare, por edhe si mjek nuk iu përmbajtët betimit që keni dhënë. Ju lejuat që qytetarët të konsumonin ujë, i cili, së paku, paraqiste rrezik për shëndetin e atyre që e konsumonin."

Mickoski informoi se numri i mostrave të papërshtatshme të ujit në Gostivar është në rënie dhe se pret që brenda pak ditësh gostivarasit të kenë ujë të pijshëm të sigurt dhe njëkohësisht, ai i bëri thirrje Prokurorisë të merret edhe me pretendimet e paraqitura në raportet e mëparshme.

Accessibility Menu