Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Me mjetet nga kredia hungareze rritet kapaciteti prodhues i AKTIVA Shtip

Mickoski: Me mjetet nga kredia hungareze rritet kapaciteti prodhues i AKTIVA Shtip

Mirëdita edhe nga unë. Sot së bashku me kryetarin e Komunës së Shtipit jemi në repartin prodhues të „Aktiva Shtip“. Për mua vërtet paraqet kënaqësi që ja, edhe ne si Qeveri, në njëfarë mënyre kemi kontribuar që ky kapacitet prodhues të marrë një fizionomi tjetër, gjegjësisht që pronarët e „Aktiva Shtip“, duke shfrytëzuar atë hua për të cilën kemi folur në të kaluarën, të investojnë në kapacitete të reja prodhuese, ndërsa ato kapacitete të reja prodhuese kanë vlerë të madhe të shtuar në ekonominë maqedonase dhe në ekonominë lokale, këtu në Shtip.

Dëgjuat, 580 njerëz punojnë në „Aktiva“. Unë nga ajo që pata mundësi të shoh, por përmes një optike tjetër si inxhinier makinerie, mund të them se jam jashtëzakonisht i befasuar këndshëm dhe i mahnitur, veçanërisht nga sistemet robotike që punojnë paralelisht, të cilët prodhojnë, shtojnë vlerë dhe siç thashë, kjo do të thotë shumë për Maqedoninë si shtet, për ne si Qeveri, por do të përsëris edhe ekonomia lokale arkëton nga e gjithë kjo që po krijohet sot në kapacitetet prodhuese të „Aktiva Shtip“.

Unë mund t'u uroj pronarëve dhe të them se si Qeveri, ashtu si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, ja pothuajse dy vite do të bëhen në qershor që kur jemi zgjedhur si Qeveri, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që kompanitë maqedonase të fitojnë kushte të cilat do t'u mundësojnë të zhvillohen, e me këtë edhe ta zhvillojnë ekonominë maqedonase. Ky është prioriteti ynë, kështu jemi sjellë deri tani, kështu do të sillemi edhe këtej e tutje.

Ky biznes familjar, në dukje i vogël në fillimet e tij, sot po shndërrohet në një gjigant për kushtet maqedonase dhe edhe një herë ja komplimentet e mia për këtë që arrita të shoh sot. Mendoj se janë më shumë se 45.000 metra katrorë nën çati, me, do të thosha, një teknologji të sofistikuar dhe të avancuar.

Accessibility Menu