Pyetje: Z. Kryeministër, ju ishit mjaftueshëm të drejtpërdrejtë me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ne po zbatojmë reforma, u kërkojmë partnerëve tanë të na gjykojnë sipas sistemit të meritës dhe jo sipas çështjeve bilaterale?
Përgjigje: Ne kemi qenë në këtë proces për një kohë të gjatë, më shumë se 25 vjet, 20 vjet që kur u bëmë vend kandidat, dhe me të vërtetë ajo që kemi përjetuar gjatë rrugës është diçka që nuk do të doja që askush tjetër ta përjetonte. Por është e qartë se sapo të vendosësh një përjashtim si rregull, ai bëhet rregull, dhe në të ardhmen, shtetet e tjera anëtare gjithashtu mund t'i referohen atij përjashtimi që është vendosur më parë dhe ai mund të shndërrohet në një rregull. Pra, unë nuk shoh më asnjë thelb nëse çështjet bilaterale dhe mosmarrëveshjet bilaterale janë ato që vendosin nëse vendet duhet të bëhen anëtare të plota në kuadër të BE-së. Për mua, thelbi që shoh është realizimi, reformat, hapat që ato përmbushin. Dhe përderisa kjo bazohet në sistemin e ofrimit të rezultateve, atëherë absolutisht ne si shtet do të jemi konkurrues dhe jam i bindur se ne do të jemi të parët që do të arrijnë në qëllimin përfundimtar.
Pyetje: A kemi një zbutje të qëndrimeve të evropianëve?
Përgjigje: Epo, varet në cilën pjesë. Unë jam më i fokusuar këtu tek hapat që janë pjesë të agjendës zhvillimore, pra plani zhvillimor. Ata hapa që mbetën në periudhën e pritjes dhe që nuk u realizuan më parë, për shkak të pushimit për zgjedhjet lokale, ne menjëherë pas zgjedhjeve lokale filluam punën dhe realizimin e tyre fuqishëm deri në fund të vitit pres që të paktën 8, dhe ndoshta 10 nga 12 hapat e paplotësuar, të realizohen. Mbeten edhe dy pika problematike. E para është subvencionimi për energjinë elektrike që Qeveria përmes mekanizmave të saj, ia mundëson qytetarëve, sepse ne vlerësojmë se nëse kjo nuk do të ndodhte, faturat e energjisë elektrike për qytetarët do të rriteshin të paktën 35–40 për qind. Këtë hap thamë se nuk mund ta përmbushim dhe nuk do ta përmbushim në këtë moment. Ndërsa i dyti është adaptimi i Kodit Zgjedhor. E dini çfarë gjimnastikash politike ndodhin atje në Parlament, dhe ai është një nga ligjet ku deputetët mund të bëjnë filibaster në kuadër të Parlamentit. Prandaj, gjithçka tjetër që ka mbetur, 10-të tjerat për ne janë realitet dhe mendoj se do të arrijmë t’i realizojmë deri në fund të këtij viti, ose eventualisht në dy javët e para të vitit të ardhshëm.”