Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Minçev: Pagë e njëjtë për punë të njëjtë – nga reforma deri te një sistem funksional i pagave në sektorin publik

Minçev: Pagë e njëjtë për punë të njëjtë – nga reforma deri te një sistem funksional i pagave në sektorin publik

Sot, sistemi i pagave në sektorin publik ende karakterizohet nga rregulla, procedura dhe praktika të ndryshme ndërmjet institucioneve. Kjo krijon pabarazi dhe e vështirëson zbatimin e standardeve të qarta dhe të unifikuara për vlerësimin e punës. Prandaj, krijimi i një sistemi pagash më të harmonizuar, transparent dhe të drejtë është një nga reformat e rëndësishme për të cilat Ministria e Administratës Publike po punon me përkushtim.
Në kuadër të kësaj reforme, sot filloi misioni pesëditor i ekspertëve TAIEX, kushtuar krijimit të një sistemi unik dhe të harmonizuar të pagave në sektorin publik. Misionin e hapën ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, dhe ushtruesja e detyrës së ambasadores së Republikës së Greqisë, Hristina Vasilatu, ndërsa në kuadër të tij ekspertë nga Ministria greke e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave do të përcjellin përvojën nga Sistemi i Unifikuar grek i Pagesave, një model që mundëson menaxhim të centralizuar dhe të harmonizuar të pagesave në sektorin publik.
“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë një sistem në të cilin rregullat do të jenë të qarta dhe të barabarta për të gjithë, ndërsa parimi ‘pagë e njëjtë për punë të njëjtë’ të jetë realisht i zbatueshëm në të gjithë sektorin publik”, deklaroi ministri Minçev. Ministria po punon për kornizën e re ligjore të sistemit të pagave, me plan që zgjidhja ligjore të përmbyllet deri në fund të vitit 2026, ndërsa zbatimi i saj gradual dhe sistematik të fillojë në vitin 2027.
“Ne nuk duam të kopjojmë një model të huaj. Duam ta kuptojmë, ta analizojmë dhe, në bazë të kushteve tona institucionale, ligjore dhe financiare, të ndërtojmë një zgjidhje që do të jetë funksionale dhe e zbatueshme për Maqedoninë e Veriut”, theksoi Minçev. Sipas tij, synimi është të krijohet një sistem që jo vetëm do t’i thjeshtojë proceset, por do të sjellë transparencë më të madhe, kontroll më të mirë të fondeve publike dhe të dhëna më cilësore për hartimin e politikave publike.
Për Ministrinë e Administratës Publike, ky është një hap konkret në reformën për ndërtimin e një sistemi pagash më efikas dhe më të drejtë, një sistem në të cilin rregullat janë të qarta, përgjegjësia është e përcaktuar saktësisht, ndërsa fondet publike menaxhohen në mënyrë më efikase dhe më transparente.

Accessibility Menu