Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Minçev: Ministria e Administratës Publike vendos standarde të reja në menaxhim

Minçev: Ministria e Administratës Publike vendos standarde të reja në menaxhim

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot mbajti fjalim në punëtorinë e parë për  punonjësit e Ministrisë në kuadër të projektit “Riformulimi i Menaxhimit – Faza 2”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup dhe i zbatuar nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN).

Punëtoria shënon fillimin e procesit për definimin e qëllimeve strategjike, treguesve kryesorë të suksesit dhe standardeve bashkëkohore të menaxhimit në administratën publike.
Ministri Minçev theksoi se ky proces është një hap thelbësor në drejtim të transformimit të institucioneve dhe ndërtimit të një administrate më efikase, profesionale dhe të orientuar drejt qytetarëve.

“Administrata publike është shtylla e çdo shteti bashkëkohor, por ky sistem nuk duhet të mbetet i njëjtë në kohë ndryshimesh të shpejta shoqërore dhe teknologjike,” theksoi ministri.
Punëtoritë që do të zhvillohen në kuadër të projektit kanë për qëllim të sigurojnë përcaktimin e qartë të qëllimeve strategjike dhe vjetore të Ministrisë, përcaktimin e treguesve të suksesit për njësitë organizative, si dhe vendosjen e kritereve të matshme për çdo vend pune. Në këtë mënyrë, vendosen themelet për krijimin e një sistemi pune më të drejtë, më të qartë dhe më efektiv.
“Angazhimi ynë është të krijojmë një mjedis ku idetë dëgjohen, zgjidhjet ndahen, dhe suksesi është rezultat i punës në ekip,” theksoi Minçev, duke theksuar se pjesëmarrja aktive e të punësuarve dhe përvoja e tyre profesionale janë burimi më i çmuar në procesin e transformimit. Në kuadër të procesit do të zhvillohet edhe një metodologji për përcaktimin objektiv të numrit të nevojshëm të punonjësve dhe për krijimin e specifikimeve SMART për vendet e punës, me ç’rast kalohet nga përshkrimet formale drejt profileve të orientuara nga rezultatet, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.
“Me përkushtimin tuaj dhe me mbështetjen profesionale të partnerëve tanë, jam i bindur se do të krijojmë ndryshime reale dhe të qëndrueshme, të cilat do të përmirësojnë funksionimin e Ministrisë dhe do të kontribuojnë në reformën më të gjerë të administratës publike,” shtoi ministri.
Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të një sistemi bashkëkohor, llogaridhënës dhe efikas të shërbimeve publike, ku qytetarët janë në qendër të politikave dhe praktikave institucionale.”

Accessibility Menu