Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Minçev nga Brukseli: Zbatimi i proceseve reformuese është kyç për eurointegrimin e Maqedonisë

Minçev nga Brukseli: Zbatimi i proceseve reformuese është kyç për eurointegrimin e Maqedonisë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, zhvilloi takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, në margjinat e takimit të 14-të të Grupit të Posaçëm Punues për Reformën e Administratës Publike, i cili për herë të parë po mbahet në Bruksel.

Në takim u diskutua për përparimin e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformës së administratës publike, si dhe për hapat e ardhshme në drejtim të harmonizimit të sistemit kombëtar me standardet evropiane. Theks i veçantë iu kushtua zbatimit të proceseve reformuese të nisura, profesionalizimit të administratës, forcimit të sistemit të bazuar në meritë dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.

“Reforma e administratës publike paraqet një nga shtyllat kryesore në procesin e integrimit evropian të shtetit. Në periudhën e kaluar kemi ndërmarrë hapa të rëndësishme ligjore dhe institucionale, ndërsa në fazën e ardhshme prioriteti ynë është zbatimi i tyre i qëndrueshëm dhe efektiv, me qëllim ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe të depolitizuar”, theksoi ministri Minçev.

Në fokus ishte edhe Draft-Udhërrëfyesi për reformën e administratës publike, i cili gjatë viteve 2024 dhe 2025 u harmonizua më tej me Komisionin Evropian, Agjendën Reformuese 2024–2027 dhe rekomandimet nga raporti i SIGMA-s. Udhërrëfyesi, i miratuar nga Qeveria në nëntor 2025, përcakton prioritetet kryesore për modernizimin e administratës publike.

Ministri Minçev theksoi se partneriteti me Komisionin Evropian mbetet kyç për zbatimin e suksesshëm të reformave.

“Pres që diskutimet në Bruksel të forcojnë më tej partneritetin me Komisionin Evropian dhe të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për proceset reformuese, të cilat janë thelbësore për përparimin e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Minçev.

Accessibility Menu