Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, së bashku me komandantin e Brigadës së Parë Këmbësore, gjeneral brigade Dejan Çipllakovski, sot vizituan pjesëtarët e batalionit të artilerisë në kazermën “Mirçe Acev” në Prilep dhe kryen inspektim të aktiviteteve ndërtimore, të cilat aktualisht po realizohen në këtë kazermë.
Misajllovski theksoi se Ministria, së bashku me Shtabin e Përgjithshëm, punojnë vazhdimisht për përmirësimin e infrastrukturës në kazerma dhe shtoi se me rikonstruksionin sigurohen kushte për akomodim të përshtatshëm dhe magazinim të pajisjeve dhe automjeteve të reja të blera –obusëve, Stryker-ave dhe mjeteve e lehta të blinduara (JLTV), si dhe për pajisjet e tjera artilerike.
“Ky investim është 10,5 milionë denarë, por ka shumë rëndësi, sepse në këtë mënyrë pajisjet do të jenë plotësisht të mbrojtura. Siç mund të shihni, është ndërtuar një konstruksion i ri çeliku, është bërë instalim i ri elektrik, objekt i mbrojtur, i pajisur plotësisht me video-mbikëqyrje dhe rrjet hidrantesh”, tha Misajllovski dhe shtoi se aktualisht punohet në projekte të ndryshme në kazermat e vendit me vlerë mbi 850.000 euro.
Misajllovski nga kazerma e Prilepit, edhe një herë potencoi se investimet në mbrojtje janë investime nga qytetarët e maqedonisë për Armatën maqedonase, e cila është gjithmonë e gatshme t’u ndihmojë bashkëqytetarëve dhe në shërbim të shtetit.
Në kuadër të vizitës së sotme të punës në kazermë, ministri vizitoi edhe Departamentin e Mbrojtjes të Ministrisë në Prilep.