Të mos humbim kohë dhe para të qytetarëve. Ne jemi për BE-në dhe ky është orientimi ynë strategjik, të cilin edhe po e dëshmojmë me vepra. Në fund të fundit, heqja e misionit vlerësues nga Këshilli i BE-së, si dhe hapja e fondeve nga Agjenda Reformuese për Maqedoninë, janë tregues i qartë i orientimit evropian të kësaj Qeverie.
Ndërsa se si duket kur LSDM-ja angazhohet për referendum pa garanci për të ardhmen evropiane, qytetarët kishin mundësi të shohin përmes shembullit konkret të referendumit të fundit të organizuar në vitin 2019. Ata edhe sot vazhdojnë të jenë indi i butë i identitetit maqedonas.