Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit për Zhvillim Rajonal të Barabartë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit për Zhvillim Rajonal të Barabartë
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në mbledhjen e 42-të të Këshillit për Zhvillim Rajonal të Barabartë, e cila u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u shqyrtuan vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve financiare për projekte zhvillimore në vitin 2026, duke përfshirë:
 
* zhvillimin e rajoneve malore,
* zhvillimin e zonave rurale,
* zhvillimin e zonave urbane,
* si dhe mbështetjen e zonave me nevoja specifike zhvillimore.
 
Gjithashtu, në rend dite ishte edhe shqyrtimi i raportit vjetor për zbatimin e dokumenteve planifikuese për zhvillim rajonal, si dhe vlerësimi i progresit të Strategjisë për zhvillim rajonal 2021–2031.
 
Ministri Sali theksoi se zhvillimi i balancuar rajonal është një element kyç për përparimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe për afrimin me standardet evropiane.
 
“Politikat për zhvillim të barabartë rajonal janë thelbësore për rritjen e kohezionit, përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit evropian,” theksoi Sali.

Accessibility Menu