Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali në vizitë zyrtare pune në Ukrainë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali në vizitë zyrtare pune në Ukrainë

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë, ku do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore ukrainase.

Në kuadër të vizitës, Zëvendëskryeministri Sali do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, së bashku me Zëvendëskryeministren e Ukrainës, znj. Yuliya Svyrydenko, me ç’rast do të shprehet solidariteti dhe mbështetja e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas.

Gjatë qëndrimit në Kiev, z. Sali do të zhvillojë takim bilateral me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, z. Taras Kachka, ku do të diskutohet për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në agjendën e vizitës parashihet edhe takim me Kryetaren e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në kuadër të Verkhovna Rada-s, znj. Ivanna Klympush-Tsintsadze, me fokus në bashkëpunimin parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave në procesin negociues me BE-në.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri i Parë do të realizojë takim edhe me Myftiun e Lartë të Ukrainës dhe Kryetarin e Administratës Fetare të Myslimanëve të Ukrainës, Ahmed Tamim, ku do të diskutohet për rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe kontributin e komuniteteve fetare në promovimin e paqes, stabilitetit dhe solidaritetit shoqëror.

Vizita synon forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe riafirmimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për sovranitetin, integritetin territorial dhe perspektivën euroatlantike të Ukrainës.

Accessibility Menu