Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Stoilkoviq u takua me përfaqësues të organizatave qytetare që përfaqësojnë bashkësitë e ndryshme etnike në vend

Stoilkoviq u takua me përfaqësues të organizatave qytetare që përfaqësojnë bashkësitë e ndryshme etnike në vend

Zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot zhvilloi një takim pune me përfaqësues të organizatave qytetare që përfaqësojnë bashkësitë e ndryshme etnike në vend.

Takimi u organizua me iniciativë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoilkoviq, me qëllim informimin në kohë të përfaqësuesve të bashkësive për aktivitetet programore dhe projektet e planifikuara të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive gjatë këtij viti kalendarik, si dhe për prioritetet në periudhën e ardhshme.

Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave nga bashkësia etnike turke, boshnjake, rome, serbe dhe vllahe, si dhe përfaqësues të organizatave të tjera qytetare që veprojnë në drejtim të avancimit të bashkëpunimit ndëretnik, mundësive të barabarta dhe kohezionit shoqëror, konkretisht: Erhan Mahmutoviq dhe Xhemil Kuçeviq nga “Jeni Joll”, Tahsin Ibrahim nga ADEKSAM dhe Zehrijan Salih nga Shoqata e Gazetarëve Turq në Maqedoni nga bashkësia etnike turke; Izeta Babaçiq nga “Divanhana” nga bashkësia etnike boshnjake; Ahmet Jasharevski nga Qendra për Komunitetin Rom DROM – Kumanovë, Nadir Rexhepi nga INSOK dhe Sejnur Sefer nga Qendra Burimore Rome si përfaqësues të bashkësisë etnike rome; Vasilka Kitanoviq nga Qendra Kulturore Serbe, Gordana Joviq-Stojkovska nga bashkësia etnike Serbe në Maqedoni dhe Zoran Zhugiq nga Bashkësia e Serbëve në Maqedoni dhe Manastir si pjesë e bashkësisë serbe; Jana Mihajlova dhe Marija Nikolova nga “Integra Nau” dhe Gorgi Gorgiev nga Shoqata e Biznesmenëve Vllahë të Maqedonisë “Mandra” nga bashkësia vllahe; Besir Dernjani nga Fondacioni “Albizz” – Shkup, Florent Bajrami nga “Vlera të Përbashkëta” dhe Pranvera Kasami nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike – Tetovë.

Gjatë takimit, ministri Stoilkoviq prezantoi programin dhe objektivat strategjike të Ministrisë, ndërsa u zhvillua një diskutim konstruktiv për mënyrën e realizimit të projekteve, efikasitetin e tyre dhe zbatimin në kohë. Theks i veçantë iu kushtua sfidave me të cilat përballen bashkësitë etnike më të vogla, si dhe nevojës për mbështetje institucionale dhe partneritet me sektorin civil.

Accessibility Menu