Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Serafimovski: Me 9.5 milionë euro i ulim shpenzimet e bujqve për naftë – fillon shpërndarja e 48,037 kartelave për naftë të gjelbër

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, sot në mëngjes ndau kartelat e para për naftë të gjelbër në Sveti Nikollë, ndërsa më pas u dorëzoi kartela edhe bujqve në Manastir, ku në një deklaratë për shtyp ai njoftoi se nga sot ka filluar shpërndarja e gjithsej 48,037 kartelave, për të cilat janë siguruar 584 milionë denarë, përkatësisht rreth 9.5 milionë euro.
“Mbështetja financiare ka filluar të arrijë te bujqit në një periudhë kur ata kanë nevojë të investojnë në përgatitjen e tokës për mbjelljet vjeshtore, në blerjen e farërave dhe plehrave, si dhe në mirëmbajtjen e mekanizimit bujqësor. Të ardhurat nga të korrat realizohen më vonë, ndërsa shpenzimet bëhen tani. Prandaj, nafta e gjelbër ka vlerë të drejtpërdrejtë praktike për çdo fermer në vend”, deklaroi ministri Serafimovski.
Ai sqaroi se masa zbatohet në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026, ndërsa shuma për secilin përfitues përcaktohet në bazë të sipërfaqeve dhe kulturave bujqësore të deklaruara në aplikimet për pagesa të drejtpërdrejta në vitin 2025.
“Mbështetja financiare lëviz nga 3,200 deri në 12,000 denarë për hektar. Për grurin, elbin, misrin, orizin dhe kulturat e tjera të kësaj kategorie, mbështetja arrin në 3,200 denarë për hektar, ndërsa për lulediellin, kolzën, jonxhën dhe kulturat e tjera të kategorisë përkatëse, ajo arrin në 4,800 denarë për hektar. Për kulturat perimore të përfshira në këtë masë dhe për vreshtat janë paraparë 9,600 denarë për hektar. Për mollët, dardhat, kumbullat, pjeshkët dhe kulturat e tjera frutore të kësaj kategorie, shuma është 12,000 denarë për hektar, ndërsa për ftonjtë, shegët, bajamet, lajthitë dhe kulturat e tjera të kategorisë përkatëse, ajo arrin në 8,800 denarë. Për duhanin, mbështetja është 11,000 denarë për hektar, ndërsa për arrat dhe gështenjat e kultivuara, 6,000 denarë për hektar”, deklaroi ministri Serafimovski në Manastir.

Accessibility Menu