Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ferati-Hricová: Bashkëpunim më i fuqishëm për integrimin evropian dhe zhvillimin institucional

Ferati-Hricová: Bashkëpunim më i fuqishëm për integrimin evropian dhe zhvillimin institucional
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricová. 
 
Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen ndaj proceseve që promovojnë dialogun ndërmjet bashkësive, barazinë dhe përfshirjen sociale. 
 
Ministri Ferati dhe ambasadorja Hricová vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në zbatimin e standardeve evropiane dhe forcimin e institucioneve që kontribuojnë në kohezionin shoqëror.
 
U theksua gatishmëria për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen e projekteve që promovojnë tolerancën dhe diversitetin, si dhe bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. 
 
Të dyja palët shprehën bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve krijojnë një bazë të fortë për iniciativa të reja në dobi të qytetarëve.
 

Accessibility Menu