Mirëdita edhe nga unë.
Është mirë që po ndërtohet. Me këtë projekt të rishpërndarjes së mjeteve nga buxheti qendror te komunat, kemi mbi 1.200 projekte që po realizohen dhe është mirë që Maqedonia është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi. Një pjesë e projekteve tashmë kanë përfunduar, një pjesë janë në proces realizimi, ndërsa një numër shumë i vogël do të fillojnë së shpejti, dhe unë pres që vitin e ardhshëm ta përmbyllim këtë cikël të projekteve nga thirrja e parë dhe e dytë, e më pas të fillojmë të mendojmë për thirrjen e tretë, e cila besoj se do të jetë po ashtu e nevojshme, në ndërkohë, komunat po përgatisin projekte të reja, gjë që është pozitive, kështu që mund vetëm t’i përgëzoj krerët e komunave dhe në këtë rast, ta përgëzoj edhe kryetarin e Komunës së Ilindenit.
Aleksandri vërtet po bën punë mbresëlënëse këtu, të falënderoj dua edhe për mbështetjen që merr nga këshilltarët, nga administrata e Komunës së Ilindenit, nga deputetja që vjen nga kjo komunë dhe që mbështet çdo nismë për një projekt më shumë në Komunën e Ilindenit, si dhe nga kolegët në Qeveri, të cilët gjithashtu punojnë ditë e natë për të realizuar sa më shumë projekte, kështu që, kemi një pasqyrë të plotë dhe pikërisht kjo pasqyrë po e ndryshon sot imazhin e Maqedonisë nga një shtet që ishte i plaçkitur, i poshtëruar dhe i turpëruar, në një shtet që ndërton dhe ecën përpara dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë edhe më tej si Qeveri.
Urime të gjithëve dhe u shtofshin projekte të tilla.