Mirëdita edhe nga unë.
Sot është një ditë e bukur, e shtunë, këtu në Butel po fillon diçka e re – ndërtimi i një pishine, ndërsa po përfundon edhe diçka që tashmë ka nisur, zgjerimi i Shkollës Fillore Komunale “Aco Shopov”. Besoj se e gjithë kjo do të shtojë vlerë në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Butelit, veçanërisht të kësaj pjese të Radishanit.
Ndjej se me këto projekte po arrijmë, ngadalë por me siguri, të sigurojmë kushte më të mira jetese për qytetarët në të gjitha komunat në mbarë territorin e shtetit. Kjo do të thotë se projekti e ka arritur qëllimin e tij. Ngadalë, por me siguri, po i përfundojmë projektet duke i vënë në funksion ose duke vendosur gurthemelin për ato që ende nuk kishin filluar. Ndërsa ato projekte që tashmë kanë nisur po i përfundojmë dhe që tani po mendojmë që në vitin 2027 ta përsërisim një nismë të ngjashme, sepse vërtet është dëshmuar si e suksesshme.
Dua ta përgëzoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar që po bën këtu në Butel. T’i falënderoj këshilltarët që e mbështesin punën e kryetarit, administratën e Komunës së Butelit, deputeten që vjen nga kjo komunë dhe e cila gjithmonë angazhohet për më shumë projekte. Gjithashtu, dua ta falënderoj kolegen time nga Qeveria, ministren e Arsimit, si dhe të gjithë kolegët e tjerë nga Qeveria, të cilët e kanë njohur rëndësinë e këtij projekti dhe po japin mbështetje të madhe për realizimin e tij në më shumë dikastere, gjegjësisht projekti për decentralizimin e mjeteve nga buxheti qendror drejt komunave. Ajo që mund të them në emër të Qeverisë është se mbetemi të përkushtuar edhe në periudhën që vjen për realizimin e projekteve dhe për korrigjimin e të gjitha atyre mangësive që, për fat të keq, janë grumbulluar nga e kaluara.