Publikisht dhe pa mëdyshje theksojmë se avioni qeveritar është përdorur ekskluzivisht në përputhje me rregulloret dhe aktet për përdorimin e tij, në përputhje me Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e përdorimit të tij. Çdo përdorim është i evidentuar, i dokumentuar dhe i nënshtrohet kontrollit institucional. Asnjë aktivitet nuk është jashtë procedurave të përcaktuara, as nuk ka ndonjë formë keqpërdorimi.
Është veçanërisht simptomatike që opozita me vetëdije injoron dimensionin humanitar dhe shtetëror të përdorimit të avionit në situata të karakterit urgjent. Publiku e di mirë se i njëjti mjet fluturues u vë në funksion të shpëtimit të jetëve të njerëzve, mes tjerash edhe gjatë transportit dhe koordinimit të aktiviteteve lidhur me të lënduarit nga zjarri tragjik në Koçan.
Shqetësues është fakti se e njëjta strukturë politike që akuzon sot, në të kaluarën e ka përdorur avionin qeveritar për udhëtime që mbetën thellësisht kontroverse në publik, duke përfshirë edhe fluturimet drejt Nishit, asokohe nga udhëtimet me avionin qeveritar shihnim fotografi dhe deklarata me të cilat manipulohej opinioni.
Përpjekjet e sotme për moralizim nga ana e të njëjtëve aktorë paraqesin një shembull klasik të hipokrizisë politike. Kur ishin në pushtet, ata shkatërruan standardet e llogaridhënies, keqpërdorën burimet zyrtare deri në maksimum dhe kurrë nuk inicuan reforma thelbësore; përkundrazi, pikërisht në periudhën e qeverisjes së tyre, opinioni ishte dëshmitar i keqpërdorimeve të panumërta.
Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj parimeve të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës. Çdo organ kompetent ka të drejtën dhe detyrimin të kryejë mbikëqyrje dhe kontroll, dhe ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Për dallim nga politika e sensacionalizmit dhe aferave të konstruktuara, prioriteti ynë mbeten rezultatet konkrete, mbrojtja e interesit publik dhe avancimi i pozicionit ndërkombëtar të shtetit.