Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Qeverisë i angazhuar për Çështjet Evropiane
Bujar Osmani mban funksionin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështjet Evropiane.
Posta elektronike: | cabinet@sep.gov.mk |
Faqja në Facebook: | www.facebook.com/bujar.osmani.7 |
Profili në Twitter: | www.twitter.com/Bujar_O |
Profili në Instagram: | www.instagram.com/bujar.m.osmani |
Bujar Osmani beson fuqishëm se Republika e Maqedonisë lidh fuqishëm zhvillimin, sigurinë dhe prosperitetin e saj me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe vazhdimisht e dëshmon aspiratën e tij për t’u bashkuar me strukturat euroatlantike. Ai beson se anëtarësimi në BE si prioriteti ynë strategjik është forca kryesore shtytëse për angazhimin tonë, për të punuar shumë dhe me përkushtim të plotë, për demokratizimin e mëtejshëm të vendit dhe shoqërisë sonë. Si zëvendëskryeministër i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, koordinon procesin e pranimit në BE dhe është koordinator Kombëtar i IPA-s.
Bujar Osmani lindi më 11 shtator 1979 në Shkup, Maqedoni. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2004. Ai përfundoi një pjesë të specializimit të tij në Kirurgji hepatobiliopankreatike në Angli, Londër, në periudhën 2006-2007, dhe që nga viti 2012 iu është dhënë titulli Kirurg specialist. Nga viti 2014 është doktorant në Shkollën për studime të doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Ai filloi përvojën e tij të punës në vitin 2004 si Doktor i Mjekësisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Po atë vit ai mbajti ligjërata në Shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov” në Shkup. Në vitin 2008, u emërua ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë dhe e kryen këtë funksion deri në vitin 2011. Që nga viti 2011 është kirurg specialist në Klinikën Universitare të Kirurgjisë digjestive - Shkup. Në vitin 2011, gjithashtu u emërua Sekretar i komunikimit me publikun, gjatë presidencës së Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga qershori i vitit 2017 është emëruar zëvendëskryeministër përgjegjës për çështjet evropiane.
Bujar Osmani është i martuar, babi i dy fëmijëve. Flet gjuhën shqipe (gjuhë amë), gjuhën maqedonase, angleze dhe pjesërisht gjuhën frënge.