Shpallje publike nr.01/2024 për zgjedhjen e drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale

Institution: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
19/01/2024

Në bazë të nenit 10 të Ligjit për Pronësi Industriale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/2009, 24/2011, 12/2014, 41/2014, 152/2015, 53/2016, 83/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr.01/2024
për zgjedhjen e drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale

1.Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtorin e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.    

2.Për drejtor të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale mund të emërohet personi që plotëson kushtet në vijim:
   1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
   2) Në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   3) ka fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose shkallën e VII/1 të përfunduar;
   4) Të ketë minimum pesë vjet përvojë pune;
   5) Të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
    - TOEFEL IBT–së paku 74 pikë,
    - IELTS (IELTS)– së paku 6 pikë, 
    - ILEC  (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2,
    - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar, 
    - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
    - АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin  B2

3.  Për drejtor të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale mund të emërohet personi  i cili përveç kushteve të përmendura në pikën 2 të shpalljes, duhet t’i plotësojë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në linkun në vijim:

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_fleteparaqitje.docx

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti-struktura_e_dokumenteve_plotesuese.docx

4. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
    1) Fletëparaqitje të shpalljes;
    2) Biografi të shkurtër;
    3) Letër motivuese;
    4) Planin dhe Programin për punën në vijim;
    5) Certifikatë të Shtetësisë;
    6) Dëshmi se në  momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    7) Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë sipas me 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
    8) Dëshmi se ka minimum pesë vjet përvojë pune;
    9) Certifikat të njohur ndërkombëtarisht për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
     - TOEFEL IBT–së paku 74 pikë,
     - IELTS (IELTS)– së paku 6 pikë, 
     - ILEC  (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2
     - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar 
     - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose 
     - АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin  B2

5.  Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për zgjedhjen e drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale”.

6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format ekzistuese të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore nën kompetencë të MSHIA- së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten të cilat janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).

8. Koeficienti për llogaritjen e pagës: përcaktohet në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficienteve për llogaritjen e pagës së funksionarëve të cilat i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë. ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018 dhe 234/2018 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022, 78/2023 dhe 277/2023).

9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.

10. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11. Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.