Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Metodija Dimovski ka lindur më 16 korrik të vitit 1966 në Shkup.
Ka diplomuar në shkencat e gjeografisë në vitin 1989, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore, ndërsa ka magjistruar në fushën e shkencave të gjeografisë (hidrologji dhe klimatologji), në vitin 1994, në Universitetin e Beogradit.
Dimovski merr funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, në prill të vitit 2022.
Ka mbi 20 vjet përvojë pune në shërbimin shtetëror, prej të cilave 15 vjet në pozita të larta udhëheqëse, duke punuar në zhvillimin institucional dhe organizativ, ndërtimin e kapaciteteve, menaxhimin me shërbimin publik dhe burimet njerëzore, si dhe në fushën e mjedisit jetësor.
Karrierën e tij në sektorin publik e filloi në vitin 1993 në Ministrinë e Urbanizmit, Ndërtimtarisë dhe Mjedisit Jetësor (më vonë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor), ndërsa në vitin 1997 u emërua ndihmësministër dhe udhëheqës i Sektorit të Mjedisit Jetësor. Gjatë karrierës së tij në Ministri, ishte përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shumëpalësh dhe përfaqëson institucionin në Komitetin e Punës për integrime në BE, si dhe në organet e punës mjedisore të Kombeve të Bashkuara.
Nga viti 2003 deri në vitin 2010 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Agjencisë së Nëpunësve Shtetërorë, duke udhëhequr reformën në administratën publike dhe zhvillimin e sistemit të burimeve njerëzore për më shumë se 60 institucione të pushtetit qendror dhe të vetëqeverisjes lokale.
Në vitin 2011 ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë, si udhëheqës në Sektorin për Mbikëqyrje Inspektuese, në Inspektoratin Shtetëror për Inspektim Teknik, ndërsa prej vitit 2011 deri në vitin 2012, në Misionin e OSBE-së në Shkup, si Oficer Nacional për Reforma në Administratën Publike.
Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka punuar si ekspert/konsulent në projekte të shumta në vend dhe jashtë vendit, për organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Qendrën Rajonale të Mjedisit Jetësor (Regional Environmental Center) në Budapest, Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Shkollën Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), Milieukontakt Maqedoni dhe shtëpi të tjera konsulente.
Nga viti 2017 deri në vitin 2022 është anëtar i Këshillit Inspektues i ngarkuar për fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, ku krahas koordinimit të punës së shërbimeve inspektuese, në mënyrë aktive punon në avancimin e mbikëqyrjes së inspektimit dhe digjitalizimit të punës, duke përfshirë zhvillimin e platformave e-Trajnim dhe e-Inspektor.
Gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në konferenca, kongrese, seminare dhe trajnime ndërkombëtare të shumta, në organizim të rrjeteve dhe shkollave të shquara, si Programi për Inovacione në Administratën Publike në Rajonin Euro-Mesdhetar (InnovMed), Rrjeti Evropian i Administratës Publike (EUPAN), Shkolla Nacionale Franceze e Administrimit (ENA), Instituti Amerikan i Paqes (US Institut of Peace), SIGMA, ReSPA dhe të tjerë. Ai ka qenë anëtar i disa komiteteve drejtuese për zbatimin e IPA-s dhe projekteve të tjera donatore në fushën e administratës publike dhe mjedisit jetësor.
Përveç gjuhës amtare maqedonase, ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe/kroate/boshnjake dhe ka njohuri bazë të gjuhës shqipe dhe frënge.
Dimovski është i martuar dhe baba krenar i dy fëmijëve.