Në përputhje me Dekretin e forcës ligjore për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me qëndrim momental jashtë vendit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të organizojë transport me aeroplan për ti sjell shtetasit e Maqedonisë së Veriut në territorin e RMV-së, pas marrjes së listës nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të lajmëruar, shtetasve maqedonas me qëndrim momental jashtë vendit, organizohet transport ajror i shtetasve të RMV-së me qëndrim momental jashtë shtetit.
Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shpall thirrje publike sipas destinacionit dhe numrit të udhëtarëve, bazuar në listat e marra nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të mbledhjes së ofertave për fluturime çarter nga qytete në Evopë për në RMV.
Pas shpalljes së thirrjes publike nga Sekretariati i Përgjithshëm, afati i fundit për mbledhjen e ofertave është 12 orë që nga momenti i shpalljes së thirrjes.
Kriteriumi për ndarrjen e marrëveshjes për furnizim publik është çmimi më i ulët.
Sekretariati i Përgjithshëm do të lidh kontratë dhe do ta kryejë pagesën e ofertës më të volitshme, në bazë të kriteriumit të dhënë për zgjedhje.
Personat që do të paraqiten në thirrjen, gjatë hyrjes në aeroplan, do të nënshkruajnë kontratë mes tyre dhe RMV-së, në të cilin garantojnë që do ta paguajnë shumën e përcaktuar të biletës së aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së dhe do të plotësojnë Deklaratë se pajtohen që gjatë arritjes në territorin e RMV-së të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditësh.
Udhëtarët do të merren prej Aeroportit Ndërkombëtar Shkup, me transport të organizuar do të dërgohen në vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.
Personat që do të udhëtojnë, kanë afat prej 15 ditësh nga dita e arritjes në vend që ta kryejnë pagesën e shumës së biletave të aeroplanit, në përputhje me marrëveshjen e kyçur.
Kthimin e mjeteve duhet ta kryejnë në formular PP – 50, në të cilin duhet ti vendosin këto të dhëna:
Emri i marrësit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së VeriutТранс.сметка 100 000000063095
Llogaria e përdoruesit 630010001963019
Llogaria e të ardhurave 725939 00
Me qëllim të pagesës: Kthim i mjeteve në llogari 040010007863713, llogaria e shpenzimeve 420220 nënprogrami 10.
Kontrata mes udhëtarëve dhe Qeverisë së RMV-së, në të cilin garantojnë se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletat e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së ka rolin e një dokument përmbarimi dhe mund t'i nënshtrohet zbatimit në rast të moskryerjes së obligimit nga pala kontraktuese.