Kryeministri Zaev realizoi takim me euro ambasadorin Zhbogar: Mbështetje për votimin e amendamenteve kushtetuese dhe reformat, viti 2019 është vendimtar për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev realizoi takim me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Në këtë takim u shpreh mbështetje për rrumbullakimin me sukses të procesit të votimit të amendamenteve kushtetuese dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe realizimi me sukses i procesit të reformave.

U konstatua se është më rëndësi që të gjitha palët  dhe subjektet politike të jenë konstruktive për zbatimin e reformave të nevojshme dhe për Marrëveshjen e Prespës.

Viti 2019 është vit vendimtar për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.