Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 160-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 160-të me më shumë pika në rend të ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje, me propozim të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik do të shqyrtohet Informacioni me “Program për ndryshime dhe plotësime të Programit afatmesëm për punën e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2018-2020”.

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim me Ujërat në këtë mbledhje të Qeverisë së RMV-së propozon Propozim-Programin për plotësimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotme të 160-zë Ministria e Shëndetësisë do ta prezantojë Informacionin me plan veprimi për përforcimin e shërbimeve urgjente në spitalet klinike, ndërsa Ministria për Punë dhe Politikë Sociale propozon Informacionin për Planin e Rishikuar Operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2019.

Në këtë mbledhje para ministrave të Qeverisë do të gjendet edhe Informacioni për shkallën e realizimit të Planit të veprimit për vitin 2019-2020, për realizimin e Strategjisë për inovacione në Republikën e Maqedonisë për vitet 2012-2020. 

Mbledhja e sotme e Qeverisë së RMV-së është parashikuar të fillojë në orën 12:00.