Kryeministri Zoran Zaev në konferencën “75 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri”: Ky është një jubile i rëndësishëm, i denjë për vlerat evropiane

Konferenca “75 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri” shënon një jubile të rëndësishme të denjë për vlerat evropiane për respektimin e diversitetit dhe për unitetin e të gjitha dallimeve të Evropës. Ajo e bën kontinentin tonë edhe më të bukur dhe një shembull respektimi për të drejtat e çdo komuniteti etnik në familjen evropiane. Ajo është një vlerë e madhe,” tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e organizuar nga partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian në Shqipëri.

“Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe me formimin e shtetit maqedonas, në federatën Jugosllave, atëherë filloi edhe kujdesi për maqedonasit që jetojnë në vendet fqinje për tu arsimuar dhe edukuar në gjuhën e tyre amtare maqedonase”, tha kryeministri Zaev në fjalën e tij në konferencë.

Kështu Shqipëria u bë një vend që njeh statusin e pakicës etnike maqedonase, dhe në Prespë u organizua mësimi i gjuhës maqedonase në arsimin fillor deri në klasën e pestë, ndërsa librat shkollorë u shtypën nga shteti. Procesi po përmirësohej dhe së shpejti filluan të krijohen dhe arsimohen mësuesit maqedonas nga popullsia vendase, të cilët ngadalë po zëvendësonin mësuesit e dërguar nga Republika e atëhershme Socialiste e Maqedonisë.

 

Edhe sot e kësaj dite, vazhdon mësimi i gjuhës maqedonase si lëndë mësimore shkollore në shkollat e Prespës.

“Sigurisht, ne gjithmonë mund të bëjmë më shumë dhe kjo është arsyeja pse ne po zhvillojmë marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të lartë miqësor, në mënyrë që të mund të flasim lirshëm për mundësitë. Ruajtja e gjuhës ka një rëndësi të madhe sepse bashkon njerëzit dhe krijon lidhje kulturore me breza, në mënyrë që ata të mund të transmetojnë vlerat e civilizimit tek njerëzimi ”, theksoi kryeministri Zaev.

Në konferencë, Kryeministri Zaev informoi se Ligji i ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili së shpejti do të miratohet, parashikon afirmimin e mëtejshëm të gjuhës maqedonase jashtë vendit duke rinovuar lektoratër e vjetër dhe hapur lektoratë të rinj për gjuhën maqedonase në universitetet e huaja, veçanërisht në vendet fqinje të vendit tonë, përfshirë edhe Republikën e Shqipërisë.

Gjuha maqedonase mund të studiohet edhe brenda qendrave kulturore në Ambasadat e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si përgjigje e dëshirave dhe sugjerimeve të qytetarëve tanë nga diaspora.

“Pikërisht për këtë, me Kryeministrin Rama, po punojmë për të bërë marrëveshjen midis dy vendeve tona për hapjen e qendrave të informacionit kulturor të përmbushet plotësisht. Kjo do t’i mundësojë Shkupit dhe Tiranës së shpejti të kenë qendra plotësisht funksionale kulturore dhe informative, të cilat do të jenë një kontribut domethënës për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore të ndërsjella, si vende për mësimin joformal të gjuhëve të të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, këto do të jenë vende ku mund të gjenden libra dhe botime të tjera në gjuhën maqedonase për të ndihmuar në integrimin e studimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri “, tha Zaev, duke shtuar se është e rëndësishme për brezat e rinj që nga në moshën më të re për t’u njohur me historinë dhe kuptimin e gjuhës amtare në mënyrë që të inkurajojë zhvillimin e vetëdijes për ruajtjen dhe studimin e saj.