Trajan Dimkovski - zëvendës ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave

Trajan Dimkovski ka lindur në 1967. Është inxhinier i diplomuar bujqësor - Dega vreshtari dhe pemtari, në Fakultetin e Bujqësisë – Shkup.

Në periudhën 2001 -2007 ka qenë koordinatori i projektit "Mbështetje për shoqatat bujqësore".

Në periudhën 2007-2012 ka qenë drejtori ekzekutiv i "Federatës së Fermerëve të Republikës së Maqedonisë" (FFRM).

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 është Kryetar i Bordit të "Koalicioni rural", për të promovuar platformën dhe për të krijuar kushte për nënshkrimin e një deklarate bashkëpunimi midis organizatave të ngjashme në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe në rajon.

Nga 2015 në 2016 vepron si këshilltar special në kabinetin e zëvendësministrit plotësuesë Lupço Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në periudhën nga 2017 deri në 2019. ishte shefi i kabinetit të Ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovskit, dhe në vitin 2019 udhëheqës i Sektorit për zhvillimi rural në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në periudhën nga 2019 – 2020 kryen detyrën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.