Ndërtimi sipas planit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të punojë mbi zgjidhjet e reja ligjore në sektorin e ndërtimtarisë për harmonizimin e plotë të ligjeve sistemore që e rregullojnë fushën e ndërtimtarisë dhe urbanizmit. Qëllimi do të jetë që procedurat t’i bëjmë më transparente për qytetarët dhe njëkohësisht të mbrojmë dhe të përmirësojmë mjedisin jetësor dhe natyrën. Njëkohësisht do të përforcojmë edhe mbikëqyrjen inspektuese dhe kompetencat e inspektoratit shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm nëpërmjet vendosjes së inspektorëve të rajonit urbanistik.

Që ta përforcojmë cilësinë e ndërtesave që i financon shteti dhe të sigurojmë integritet më të madh për tenderat e ndërtimit dhe realizimit të tyre, do të vendosim zbatimin qendror për zgjidhjen e kompanive për mbikëqyrjen e ndërtimit të projekteve. Pastaj, për çdo projekt sipas rastit do të bëhet mbikëqyrje, me çka do të pamundësohen pengesat në mes kompanive të ndërtimtarisë dhe mbikëqyrjes që gjithmonë janë në dëm të shtetit dhe të qytetarëve.

Qeveria në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, do të vazhdojë të zbatojë politika të planifikimit njerëzor dhe rregullimit të hapësirës nëpërmjet planeve aksionare dhe realizimit të programit vjetor për planifikim hapësinor për vendet e banuara që nuk kanë të përgatitur dokumentacion urbanistik, i cili do të sigurojë zhvillim ekonomik, social dhe demografik afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendeve të banuara.

Fokusin do ta drejtojmë edhe në ndërtimin  e 500 kilometrave të reja të ujësjellësit dhe kanalizimit, për të cilat do të sigurojmë 100 milionë euro për të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithsesi, si një nga prioritetet kyçe mbetet ndërtimi i stacioneve të pastrimit të ujërave të ndotura. Këto projekte kontribuojnë për një jetë normale në këtë shtet, por edhe japin edhe kontribut për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor. Para së gjithash, do të kërkojmë nga vetëqeverisjet lokale që të aplikojnë me projektet e tyre prioritare në pjesën e infrastrukturës komunale. Vetëm në këtë mënyrë do të kontribuojmë për zhvillimin e mjediseve të pasura rurale që zhvillohen në drejtimin e duhur.

Qëllimi ynë është t’i përmirësojmë kushtet për jete dhe ta ngremë standardin jetësor të të gjithë qytetarëve. Jemi maksimalisht të përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës komunale nëpërmjet ndërtimit të ujësjellësve, kanalizimeve dhe stacioneve të pastrimit, si dhe rikonstruimit të rrjetit ekzistues komunal. Duke investuar në infrastrukturën komunale, jo vetëm që do të sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët, por edhe në zonat industriale do të mundësojmë kushte më të mira për punën e kompanive, do të mbrojmë mjedisin jetësor dhe do të kontribuojmë për një jetë të shëndetshme dhe një mjedis më të shëndetshëm.