Stop abuzimeve

Korrupsioni dhe abuzimet politike janë armiqtë më të këqij të qytetarëve dhe institucioneve. Ato e dëmtojnë buxhetin, minojnë shtetin e së drejtës, dobësojnë institucionet dhe kërcënojnë demokracinë, duke krijuar mosbesim te qytetarët. Drejtësia, barazia dhe liria janë viktimat e para të abuzimit politik dhe korrupsionit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të drejtojë betejën nëpërmjet transparencës së gjerë dhe detyruese, mbrojtjes së lirisë së medias, mbështetjes institucionale për KSHPK të fortë dhe të pavarur dhe tolerancës zero për abuzimet e zbuluara. Qëllimi ynë është të ndërtojmë sistem që pengon abuzimin dhe lokalizon qartë përgjegjësinë. Do t’i forcojmë qytetarët dhe institucionet dhe do t’i zvogëlojmë të drejtat dhe pushtetin diskrecional të politikanëve dhe mbajtësve të autoritetit publik.

Qytetarët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj abuzimeve të personave në detyrë, dhe me të drejtë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe personat në detyrë duhet ta provojnë atë me shembullin e tyre. Do të propozojmë ndryshime në Kodin Penal, që do të forcojë politikën penale për veprimet që lidhen zakonisht me personat në detyrë.

Për më tepër, ne do të zvogëlojmë privilegjet e zyrtarëve publikë, në mënyrë që të parandalojmë abuzimin me detyrën për qëllime personale, të ulim kostot e buxhetit dhe të rrisim efikasitetin në kryerjen e funksionit.

Qeveria do të propozojë detyrim ligjor për zbulimin publik të të gjitha shpenzimeve zyrtare të të gjithë zyrtarëve në degët legjislative, ekzekutive, lokale dhe gjyqësore. Për çfarë shpenzohen paratë e qytetarëve - askush nuk ka të drejtë të fshehë.

Përveç kësaj, Qeveria do të propozojë, përveç pastrimit të gjyqësorit, të krijojë sistem efikas për kontrollimin e origjinës së parave dhe kapitalit të secilit ish-zyrtar dhe aktual, nëpërmjet sistemit që do të marrë parasysh praktikat më të mira të BE-së.

Do ta mbështesim futjen e sistemit të mbikëqyrjes elektronike të rasteve, që vijnë nga ankesat e korrupsionit dhe nëpërmjet vendimeve të Qeverisë dhe të Kuvendit do të sigurojmë që vendimet e funksionarëve, sipas gjykimit të tyre, të jenë vetëm brenda funksionimit të nevojshëm dhe të pandërprerë të organit i kryesuar nga funksionari.

Në vitin e parë të mandatit të ri,  Qeveria do të miratojë Strategji të re të të dhënave të hapura, e cila do të përcaktojë objektiva të qarta dhe më të larta të transparencës për të gjitha institucionet dhe njerëzit e tyre të parë. Përmbushja e tyre do të jetë kusht për çdo udhëheqës (ministër apo drejtor) për të mbajtur pozicionin e tij.

Të dhënat e hapura nënkuptojnë gjithashtu mënyrën e thjeshtë për të hyrë në to. Sektori publik ka të dyja detyrat: të hapë të dhëna për publikun, por edhe t'i bëjë ato të thjeshta dhe uniforme për qasje. Deri në vitin 2024, ne do të sigurojmë standard të vetëm për shfaqjen dhe hyrjen e informacioneve në faqet e internetit të institucioneve të sektorit publik, duke përfshirë mënyrën standarde të kërkimit dhe bërjes së tij të arritshme për personat me aftësi të kufizuara. Në gjashtë muajt e parë, do të modernizojmë faqet e internetit të ministrive dhe të Qeverisë dhe do të rrisim numrin dhe cilësinë e të dhënave. Qasja do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i të ashtuquajturës transparenca aktive.

Të gjitha NJVL-të që do të marrin fonde nga buxheti, do të duhet të pranojnë rregullat e hapjes dhe të përgjegjësisë nëse duan të përdorin paratë e qytetarëve nëpërmjet buxhetit qendror.
Qeveria do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, që do të prezantojë parimin e listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zgjedhja e drejtpërdrejtë do të nënkuptojë lidhje më të madhe të të zgjedhurve me bashkëqytetarët e tyre, në vend të një lidhje të fortë dhe varësie vetëm nga partitë politike. 

Prandaj, do të prezantojmë analizë të përforcuar nga DHP-ja të të ardhurave dhe shpenzimeve të noterëve / përmbaruesve që do të jetë baza për kontrolle të hollësishme, ndryshime në tarifat e tyre dhe kontroll të thellë të lidhjeve të paligjshme në këtë, për qytetarët, jashtëzakonisht aktivitet i ndjeshëm.