Mbledhja e 49-të e rregullt e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , sot, 31.05.2022 (e martë), do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 49-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-Programi për emërime dhe plotësime të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2022m e përgatitur nga Ministria e Pylltarisë, Bujqësisë dhe  Ekonomisë së Ujërave.

Para ministrave për shqyrtim, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, do të gjendet informacion për miratimin e Planit për energji dhe klimë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Informacioni për miratimin e Strategjisë nacionale për luftimin e mashtrimit dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2022-2025 me plan veprimi për zbatimin e saj, të përgatitur nga Ministria. të Financave.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.